Ja aeroplanët e së ardhmes me të cilët distancat shkurtohen

Sipas lajmit të publikuar në revistën “Popular Scienc”, NASA ka kërkuar ndihmën e inxhinierëve më me emër të aeroplanëve për të zgjidhur problemin më të vështirë në fushën e tregtisë aeronautike. Prototipet e rinj të zhvilluar në përshtatje me kushtet ambientaliste, të cilët do të përdorin më pak lëndë djegëse, do të vendosin standarde të reja në sektorin e fluturimit në 20 vitet e ardhshme.
Aeroplanët e udhëtarëve “Box Wing Jet” konsumojnë shumë lëndë djegëse. “Boeing 747” harxhon 19 litra lëndë djegëse për çdo milje detare. Dhe sigurisht me rritjen e ëmimit të naftës rriten dhe çmimet e biletave. Inxhinierët e firmës “Lockheed Martin” kanë zhvilluar një koncept të ri “Box Wing” për të gjetur rrugët e pakësimit të konsumit të aeroplanit pa ndryshuar formën e tij. Duke iu përshtatur materialeve të lehta të gjendura në aeroplanët luftarakë F-22 dhe F-35 ato projektuan strukturën e krahëve spiralë. Ky sistem krahësh do të shtojë me 10 % mesataren e fuqisë së fërkimit dhe në këtë mënyrë aeroplani do të mund të fluturojë edhe më larg duke harxhuar më pak naftë.
Aeroplani zotëron motorë tradicionalë turbofan. Këto motorë mundësojnë fuqinë shtytëse duke e tërhequr ajrin në mes ventilatorëve të ajrit në pjesën përpara dhe duke djegur përzierjen e lëndës djegëse në qendër të motorit. Motorët “Box Wing” me një gjerësi ventilatorësh 40 % më të madhe se motorët tradicionalë rrisin produktivitetin me 22 %. “Box Wing” do të konsumojë pothuajse gjysmën e lëndës djegëse të konsumuar nga aeroplanët tradicionalë. Ndërsa zhurma që nxjerr aeroplani do të minimizohet me 35 desibel në krahasim me zhurmën e aeroplanëve tradicionalë. Ky aeroplan i ri pritet të dalë në treg në vitin 2025.
“Supersonic Green Machine”: udhëtimet e aeroplanëve më të shpejtë se zëri por shumë të zhurmshëm dhe me një produktivitet të ulët si Concordet përfunduan në vitin 2003. Inxhinierët të cilët planifikojnë të fluturojnë nga një cep i Amerikës në tjetrin për tre orë, në vitin 2010 zhvilluan projektin e quajtur “Mach 1.6 Supersonic Green Machine”. Motorët që punojnë me një qark elektrik të ndryshueshëm mundësojnë shndërrimin e motorëve në turbofanët tradicionalë gjatë uljeve dhe ngritjeve të aeroplanit. Njësitë djegëse të motorëve minimizojnë me 75 % ndotësinë e oksidit të nitrogjenit.
Ndërsa krahu i përthyer i aeroplanit zhduk të gjitha shpërthimet sonike. Në vend të zhurmave të frikshme dhe të forta aeroplani do të nxjerrë vetëm një zhurmë të ngrirë. “Supersonic Green Machine” pritet të hyjë në punë në vitin 2030.
“SUGAR Volt”: do të mund të bëjë 6 mijë e 482 km rrugë. Lideri i projektit Marty Bradley ka zhvilluar krahë më të hollë dhe më të gjatë me anë të të cilëve mund të minimizohet fuqia e fërkimit gjatë ngritjeve të aeroplanit. Krahët e gjatë të aeroplanit do të mund të palosen, në këtë mënyrë nuk do të përjetohet asnjë problem në parkimin dhe ngarkimin e aeroplanit. Lëshimi i dioksidit të karbonit do të minimizohet me 60 deri në 80 %. Me ndihmën e kësaj veçorie aeroplani do të mund të ngrihet në pista më të shkurtra se 1200 m dhe të përdoret në aeroporte të përmasave të vogla. Aeroplani “Sugar Volt” i cili pritet të dalë në treg në vitin 2035 do të mbyllë epokën e aeroplanëve që punojnë me benzinë. Sepse në këtë aeroplan gjenden foletë e baterisë dhe motorët elektrikë. Aeroplani në madhësinë e Boeing 737 do të mund të bëjë 3 mijë e 500 milje detare me një here të vetme duke konsumuar edhe lëndën djegëse të aeroplanit edhe energjinë. (start)