Shtetet e ishujve te vegjel diskutojne mbi ndryshimin e klimes

Eksperte nga me shume se 50 vende-ishuj te vegjel po takohen kete jave ne Mauritius per te diskutuar mbi ndryshimin e klimes dhe sigurise ushqimore. Te ashtuquajturat Shtete Ishuj te Vegjel ne Zhvillim banohen nga me shume se 50 milione njerez.
Kombet e ishujve te vegjel perfshijne Haitin Fixhin Xhamajken dhe Mauritiusin vend i cili po organizon takimin i quajtur Ekonomite e Ishujve te Vegjel Nga dobesite tek mundesite. Nder ata qe marrin pjese eshte edhe Michael Hailu drejtor i Qendres per Bashkepunim Bujqesor dhe Rural.
Vendet ishuj te vogla ne zhvillim kane shume dobesi per shkak te permases se tyre te vogel. Per te ardhurat e tyre ato varen shume nga mallra te vetme apo turizmi. Ato jane gjithashtu te prekshme ndaj ndryshimeve klimatike dhe fatkeqesive te tjera natyrore. Pra keto vende perballen me nje grup shume te vecante problemesh.
Zoti Hailu thote se shtetet dhe territoret e ishujve te vegjel jane duke vene re tashme efektet e ndryshimit te klimes.
Ne shume prej ketyre ishujve ka kushte atmosferike ekstreme ka uragane dhe periudha te thata me te shpeshta dhe gjera te tjera si keto. Pra ata jane shume te ndjeshem dhe kane pesuar shume fatkeqesi natyrore si per shembull Haiti e shume ishuj te tjere qe jane ballafaquar me keto probleme.
Ato vende jane gjithashtu te shqetesuara lidhur me paqendrueshmerine e cmimeve te ushqimit nje fenomen qe eshte kthyer ne normalitet qe nga kriza ushqimore globale e vitit 2007-2008.
Ndikimi i krizes se ushqimit ka qene mjaft i madh ne vendet e vogla sepse ato importojne shume prej ushqimeve te tyre nga jashte kryesisht per tiu pergjigjur kerkeses prej numrit te madh te turisteve qe shkojne ne to. Dhe kur cmimet rriten ne nivel global ato jane shume te prekura per sa i perket e faturave te tyre te importit. Por tani keto shtete po i kushtojne gjithmone e me teper vemendje zhvillimit te bujqesise se tyre lokale.
Analisti Hailu thote se kjo jo vetem qe redukton faturat e ushqimeve te importuara por gjithashtu u siguron konsumatoreve ate qe ai e quan nje alternative lokale e shendetshme.
Pjesemarresit e konferences jane duke shqyrtyar te dyja sfidat dhe mundesite qe mund te krijohen.
Objektivi i takimit eshte ne thelb te shohim se si keto vende mund te permiresojne elasticitetin e tyre lidhur me keto lloje problemesh dhe se si ato mund te permiresojne mundesite e tyre per te reaguar ndaj ketyre krizave me te cilat ballafaqohen shpesh.
Kombet e ishujve pritet qe te shprehin shqetesimet dhe idete e tyre ne konferencen per zhvillim te qendrueshem Rio-20 e cila do te zhvillohet ne qershor. Organizata e Kombeve te Bashkuara klasifikon 52 vende dhe territore si Shtete te Vogla Ishuj me ekonomi ne zhvillim. Shumica prej tyre ndodhen ne rajonet e Karaibeve dhe Paqesorit.