Ja axhenda e ditës së parë si president të Obamës
Uashington - Dita e parë e presidentit Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë do të mbushte me angazhimin e tij me politikat e jashtme dhe ato ekonomike. Sipas zyrës për shtyp pranë Shtëpisë së Bardhë, Obama do të takohet me ekipin e Sigurisë Kombëtare për të rivlerësuar luftrat në Irak dhe Afganistan. Gjatë gjithë fushatës presidenciale, zoti Obama premtoi tërheqjen brenda 16 muajve të trupava luftarake nga Iraku dhe një vështrim të ri të mënyrës sesi po drejtohet lufta në Afganistan. Ndërkohë, pritet që Obama të emërojë senatorin Xhorxh Miçëll si të dërguar për Lindjen e Mesme.