E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja bizneset që gjelbëruan Tiranën, paratë e qytetarëve në fushatën e Ramës

Bashkia e Tiranës nuk e ka zbërthyer as edhe një herë arkën e parave për të kontribuar në gjelbërimin e qytetit. Të gjitha pemët që janë mbjellë deri më tani janë bërë me kontribute të firmave private. Kryebashkiaku Rama nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka prerë shiritin dhe ka mbajtur fjalimin e radhës duke dhënë edhe premtimet e pambajtura kurrë. Të gjitha pemët që janë mbjellë deri më tani në kryeqytet janë bërë në xhest bamirësie dhe qytetarie nga ana e disa kompanive private të cilat kanë kontribuar në gjelbërimin e qytetit. Ajo që mburret me punën e të tjerëve është Bashkia e cila për çdo ditë ju premton qytetarëve se gjelbërimi është kryesor për këtë institucion. E vetmja gjë që ka bërë Bashkia për vendosjen e pemëve në kryeqytet është lyerja e fasadave të pallateve ku ka vendosur disa pemë. Shpesh herë janë qytetarët ata të cilët thonë se gjelbërimi i Tiranës bëhet vetëm me pemët e pikturuara në pallate dhe me vazot e luleve në ballkone.
Firmat private dhurojnë pemë, Bashkia pret shiritin
Në këtë bashkësi ku qytetarë, sipërmarrës kanë mundësuar pasurimin e Tiranës me rreth 8000 pemë të reja deri në fund të këtij sezoni mbjelljesh, të cilat me hapjen e sezonit të ri të mbjelljeve, që përkon me fundin e këtij viti, do të bëhen mbi 12 mijë dhe si sot një vit do të kapërcejnë 20 000- ky është mashtrimi i radhës i bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në sy të kryeqytetasve. Megjithëse për vitin që kaloi ky institucion ka vjelur rreth 230 milionë lekë apo 2 milionë euro taksa gjelbërimi nga xhepat e kryeqytetasve, ai këto para nuk dihet se ku i ka çuar pasi gjelbërimi është bërë nga donatorët privatë. Po ti marrim me radhë rrugët e Tiranës në të cilat janë mbjellë pemë të gjitha janë të dhuruara nga firmat private. Së fundmi në bulevardin Dëshmorët e 4 Shkurtit pemët që u mbollën u bënë dhuratë nga kompania Eagle Mobile, në pjesën përkrah lumit të Lanës ka qenë sponsor Banka Kombëtare Tregëtare, në Qytetin Studenti ka qenë sponsor Pro Crdit Bank, në zonën e Laprakës dhe atë të Kodër-Kamzës ka qenë ambasada Japonese ajo e cila ka dhuruar pemë e këtu me radhë në shumë vende të tjera të kryeqytetit. Ndja banorëve të kryeqytetit nuk mund tju hidhet më hi syve se Bashkia po gjelbëron qytetin e tyre. E vetmja gjë që bën ky institucion është prerja e shiritave të inaugurimit dhe mburrja me financimet e të tjerëve. Kjo gjë është mjaft e dukshme pasi në çdo rrugë ku janë dhuruar pemë janë vënë edhe tabela publicitetesh të bizneseve që i kanë dhuruar këto fidanë pemësh.
Mbjellja e pemëve, mashtrim që nuk besohet më nga qytetarët
Më shumë lule kam parë që po vizatohen në fasadat e pallateve, se sa në rrugët e kryeqytetit. Këto dy gjëra, një gjë e kanë të përbashkët, ama. Sapo të bjerë shi, pemëve të fasadave do tiu ikë ngjyra, kurse pemët në rrugë ka mundësi të shkulen. Mjerë ne që na ka rënë për pjesë të jetojmë në këtë qytet e akoma më keq, që lejojmë të tjerët të tallen me ne. Kështu u shpreh Dritan Kapaj, një nga kalimtarët e rastit në rrugën e Elbasanit, aty ku kryebashkiaku Rama para disa kohësh po asistonte në mbjelljen e pemëve. Ishin të shumtë ata qytetarë, të cilët e shihnin me shumë skepticizëm këtë gjest. Ata deklaronin se tani janë velur nga këto skena dhe shfaqje, që nuk janë asgjë tjetër, veçse mini-shoë të bëra nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe nga drejtuesit e saj. Alma Kalaja, një tjetër qytetare, shprehej: Këto skena ne i shohim herë pas here dhe muaj pas muaji, ose më saktë, këto skena na përsëriten në momentin që nisin të diskutohen disa shkelje, apo parregullsi ndaj institucionit të Bashkisë. Kryeqyteti ka nevojë për shumë gjëra më të rëndësishme, të cilat duhet të vijnë në formë zinxhiri. Këtu nuk ka rrugë, nuk ka puseta, nuk ka kolektorë, sa herë që bie një pikë shi, ne mbytemi si miza në qull; nuk kemi shkolla, kopshte e çerdhe për fëmijët dhe këta na mburren me disa fidanë, të cilët janë të dhuruar nga donatorët. Këta nuk bëjnë gjë tjetër, veçse presin shiritat e inaugurimeve e përpiqen të na tregojnë se po punojnë për të mirën tonë. Ndërkohë që ne e dimë mirë se xhepat tona po hollohen nga taksat e asgjë nuk po na del në dritë. Ndërkohë që shumë qytetarë të tjerë pohonin se Tirana, me të vërtetë, ka nevojë për gjelbërim, por kjo nuk arrihet me 10 apo 20 pemë që mbillen ndonjëherë në disa rrugë. Këtu nevojat janë më serioze për gjelbërim. Në radhë të parë, këtyre qytetarëve iu nevojiten hapësirat.

***************************************************************************
Bashkia, 2 milionë euro nga taksa e gjelbërimit, Tirana gjelbërohet nga bizneset
Vetëm në vitin 2008, nga taksa e gjelbër janë grumbulluar 230 milionë lekë apo 2 milionë euro. Nga ana tjetër raporti i sipërfaqes së gjelbër në Tiranë mbetet 3.1 metër katror për frymë, e njejtë me vitin 2001 dhe njëkohësisht shifra më e ulët për kryeqytetet evropiane. Taksa e gjelbërimit është rritur nga Këshilli Bashkiak për 2009 dhe 2010 me 55 për qind për familjarët dhe po në këtë masë dhe më shumë, për kategori të ndryshme të biznesit. Tarifat janë të publikuara në faqen zyrtare të bashkisë në internet. Duke iu referuar vendimit të Keshillit Bashkiak, taksa e gjelbërimit është rritur më shumë se ajo e pastrimit. Me këtë rritje të taksave Këshilli Bashkiak i Tiranës duket se, ka shkelur rëndë ligjin për tarifat vendore të miratuar në kuvend ku pushtetit lokal nuk i lejohet të rrisë taksat dhe tarifat më shume se 30 për qind nga sa përcaktohen nga Kuvendi. Për më tepër qytetarët janë të kushtëzuar të paguajnë detyrimet në momentin që marrin certifikatën. Taksa e gjelbër, rezulton se është katërfishuar në raport me vitin 2006. Gjithashtu ka katërfishim të taksës për industritë ricikluese. Ka katërfishim e pesëfishim të "taksës së gjelbër" për barët, restorantet, hotelet dhe veprimtaritë e tjera të biznesit të vogël që nga viti 2006. E konceptuar fillimisht si nje taksë e përkohshme dhe brenda tagrit të bashkisë së Tiranës sot taksa e gjelbër, është shndërruar padrejtësisht në taksë të përhershme në kundërshtim me kuadrin ligjor të vendit. Kështu sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, masa e taksës së gjelbër është tepër e lartë dhe në raport me vetë taksat e biznesit të vogël. Në disa raste kjo taksë e ashtuquajtur e përkohshme është 3-4 herë më e lartë se, vetë taksa e biznesit të vogël. Brenda dy vitesh, taksat do të dyfishohen. Për këtë vit, taksat kanë pasur një rritje prej 50%, në vitin pasardhës do të jetë 100 % dhe kulmi do të arrije në vitin 2010 me 200 %. Duhet theksuar se ngritja e taksave nuk përkon me rritjen e cilësisë së shërbimeve që mbulohen nga këto taksa. Në relacionin e paraqitur nga Bashkia vërehet qartë se, justifikohet vetëm rritja e taksave dhe nuk është thënë se pse shkuam në këtë kurbë drastike dhe çfarë shërbimi ekstra do t`u ofrohet banorëve të Tiranës me këto të ardhura shtesë. Le t'i referohemi një shembulli të thjeshtë. Duke e justifikuar këtë veprim me rritjen e koefiçentit të gjelbërimit për qytetar, Bashkia nuk paraqet asnjë program zgjerimi ose krijimin e ndonjë lulishteje të re. Ndërkaq, taksa e pastrimit, e cila prek të gjithë qytetarët është rritur në përmasa të mëdha nga Bashkia e Tiranës. Pastrimi i qytetit ka marrë një rëndësi të veçantë nga Bashkia e Tiranës, jo si shërbim, por si mënyrë për të siguruar të ardhura të majme nga kjo industri, nga firmat e pastrimit që tashmë janë fituar nga njerëz të afërt të Ramës. "Duke krahasuar taksën me koston reale të pastrimit, vërehet se taksa është më e ulët". Kjo është një deklaratë-ironike që është shkruar në raportin e Këshillit Bashkiak, por pak më poshtë ky raport pohon dështimin e Bashkisë së Tiranës në mbledhjen e taksave, të cilat realizohen vetëm 60%. Zgjidhja më e mirë për të lehtësuar barrën financiare ndaj qytetarëve do të ishte që Bashkia e Tiranës të vë në lëvizje strukturat e saj për mbledhjen e taksave në nivele që mundësojnë realizimin e shërbimeve që duhet të kryejë pushteti vendor.

*********************************************************************
Bizneset paguajnë më shumë për gjelbërimin se për tatimet
Një biznes i vogël paguan tatime për aktivite

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›