E Shtunë, 31 Tetor 2026

IPR Marketing: PD fiton me 42.6 për qind, PS 39.6 për qind

Ora News dhe kompania lider e sondazheve në Europë, IPR Marketing kanë publikuar sondazhin e tretë për zgjedhjet e 28 qershorit. Rezultatet e sondazhit janë publikuar nga drejtori i IPR Marketing Antonio Noto dhe nga gazetari Alfred Peza. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin ditën e djeshme, të intervistuarit janë përgjigjur se do të fitonte PD me 42.6 për qind dhe PS me 39.6 për qind. Ndërsa LSI merr 5.7 për qind dhe PSV91 merr 0.5 për qind. Ndërsa për koalicionet të intervistuarit janë përgjigjur se koalicioni "Aleanca për ndryshim" i PD-së me aleatët ka marrë 46.8 për qind, koalicioni "Bashkimi për ndryshim" i PS-së me aleatët ka marrë 43.8 për qind, koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" LSI-së me aleatët merr 7.5 për qind, koalicioni "Poli i Lirisë" merr 1.5 për qind dhe koalicioni PLIDR (Partia ligj për drejtësi) merr 0.5 për qind. Kompania IPR Marketing krahas konkluzioneve për partitë politike në të gjithë vendin këtë herë ka ardhur me një sondazh të posaçëm për një nga qarqet më të mëdhenj të vendit, për qarkun e Fierit, nga i cili do të dalin 16 deputetë. Kështu në qarkun e Fierit PS merr 45.5 për qind, PD merr 38.5 për qind, LSI merr 7.0 për qind, PSV91 merr 0.6 për qind, PR merr 05 për qind. Kështu për qarkun e Fierit koalicioni "Bashkimi për ndryshim" PS-së me aleatët merr 48.6 për qind, koalicioni "Aleanca për ndryshim" PD-së me aleatët merr 42.2 për qind dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" LSI-së me aleatët merr 8.0 për qind të votave dhe koalicioni "Poli i Lirisë" merr 0.8 për qind dhe PLIRD (Partia lidh për drejtësi) merr 0.5 për qind të votave. Kështu në qarkun e Fierit PS merr 8 deputetë, PD merr 7 deputetë dhe LSI merr 1 deputet. Ndërsa për problemet më të mëdha sipas shqiptarëve të intervistuar janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria. Të intervistuarit janë pyetur nga 8-11 qershor dhe në sondazh janë pyetur 1659 qytetarë për të gjithë vendin dhe 775 persona në qarkun e Fierit. Marzhi i gabimit është 2.5 për qind për të gjithë vendin dhe 3.6 për qind për qarkun e Fierit. Në emision analistët dhe ekspertët e sondazheve kanë debatuar rreth situatës ku ndodhen partitë politike kur na ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›