E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja çka e pyeti Guardiola Riberyn

Pep Guardiola ka lënë përshtypjet e para të mira te lojtarët e Bayern Munchen që ishin dje në stërvitjen e tij të parë. Trajneri spanjoll në mesin e disa lojtarëve kishte edhe yllin Frank Ribery. Ai pati një bisedë me yllin francez, të cilën e tregoj vetë Ribery.

"Ai më pyeti së pari se çfarë pozicioni dëshiron të luash në fushë. Më tha nëse pëlqej të jem mesfushorë, të luaj pozicionin e numrit 10 apo të luaj në krah të fushës. Unë i thashë atij se dua të jem lojtar në një pozicion ofansiv. Më pyeti nëse po arrij ta gjejë formën fizike pas pushimeve. Poashtu më tha se si qëndroj me gjuhët e huaja. Ai na tha që në fillim disa fjalë tejet motivuese" deklaroi Ribery./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›