Messi në Senegal, si president shteti

Lionel Messi ka arritur në Afrikë. Lojtari më i mirë në botë e vazhdoj udhëtimin e tij në Senegal. Fondacioni i Messit vazhdoj misionin e saj në luftën ndaj sëmundjes së malaries. 400 mijë euro i ka dhuruar ky fondacion në Senegal.
Pritja e Messit në Senegal po quhet si pritje shtetërore. Lionel Messin e takuan presidenti i shtetit, Ministri i Turizmit, Ministri i Sportit, Ministri i Shëndetësisë dhe drejtues të lartë të institucioneve të këtij shteti.
Hoteli ku po qëndron Messi është siguruar nga 40 persona ndërsa në këtë zonë qindra tifozë afrikan po qëndrojnë për të patur mundësinë për të parë Messin./Indeksonline/