E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë Itali, të kaltrit kërkojnë hakmarrje ndaj iberikëve

Sërish përballje mes Spanjës dhe Italisë.

Axurrët ëndërrojnë fitoren ndaj kampionëve në fuqi të Botës dhe Europës, dymbëdhjetë muaj pas disfatës në finalen e Euro 2012, në Kiev. Përballja e sotme pritet të jetë një finale e parakohshme pasi në fushë do të zbresin katër herë kampionët e Botës kundër kombëtares iberike e cila në vitet e fundit ka dominuar futbollin botëror. Gjysmëfinalja e Kupës së Konfederatave do të jetë disi më e kushtëzuar për skuadrën e Prendelit e cila do të ketë disa mungesa të rëndësishme ku bie në sy ajo e sulmuesit kryesor, Mario Balotelit, i cili me shumë gjasa do zëvendësihet nga  Gilardino që do të ketë mbështetjen e dyshes Marchisio-Candreva pas krahëve.

Italianët kërkojnë një hakmarrje ndaj Iberikve për atë humbje të turpshme në finalen e Europianit dhe për të arritur këtë duhet një sforco e madhe përballë kampionëve iberik.

Nga ana tjetër, tekniku i Spanjës Del Bosque, nuk do të ketë mungesa në këtë takim. Ai pritet që sonte të hedhë në fushë formacionin 4-3-3:

Në portë: Casillas, në mbrojtje: Arbeloa, Sergio Ramos, Piqué, Jordi Alba, në mesfushë: Xavi, Busquets, Iniesta, ndërsa në sulm do të jetë treshja: Pedro, Torres, David Silva.

Në kampin tjetër tekniku i Axurrëve, Prandeli, pritet ta nis lojën me formacionin 3-4-2-1:

Në portë: Buffon, në mbrojtje, treshja juventine: Barzagli, Bonucci, Chiellini, në mesfushë: Maggio, Pirlo, De Rossi, Giaccherini, ndërsa dyshja Marchisio dhe Candreva do të jenë dy mbështetësit kryesor të bomberit Gilardino i cili ka zënë vendin e Balotelit të dëmtuar .

Kjo përballje do të luhet sonte në orën 21:00  në stadiumi “Castelao”, të qyteti Fortaleza dhe do të drejtohet nga arbitri Hauard Ueb.

Kompanitë e basteve favorizojnë në këtë gjysëmfinale kampionët e Europes dhe Botës duke e kuotuar fitoren e tyre me koefiçentin 1.45, barazimin 3.8 dhe fitoren e Italisë me koefiçentin 7.5.

Fituesja e kësaj përballje do të ndeshet në finalet e Kupës së Konfederatave me organizatorët e kompeticionit brazilin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›