E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja çdo të ndodh këtë javë tek Sulejmani i Madhërishëm dhe te Kuzei Gunei

Në Sulejmani i Madhërishëm. Hyrrem përgatitet për festën e Bajramit, Hatixhe e kundërshton

Të gjitha gratë kundër Hyrremit, kërkojnë hakmarrjen për vdekjen e Ibrahimit

sulejmaniPas vdekjes së Ibrahimit, asgjë nuk është si më parë, sidomos për Hatixhenë, Nigiar dhe Shahu, të cilat nisin të thurin planet e hakmarrjes, kundër Hyrrem-it. Nga ana tjetër vetë Hyrrem mëson nga Sumpul që Shahu ka shkuar në pallatin e Hatixhesë dhe i thotë atij që ajo po bashkohet me Hatixhenë, për të dalë kundër saj, e ndihmuar edhe me Gulfem. Ndërkohë edhe Sumpul e mendon situatën në këtë mënyrë, ai i thotë Hyrrem-it, se vdekja e Ibrahimit është një dhimbje e madhe për Hatixhenë, dhe për këtë arsye ajo do të përpiqet që të hakmerret.
Inati i Hatixhesë
Duke analizuar situatën Hyrrem i thotë Symbyl-it që të tregohet i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të Shahu-s, pasi vetë ajo nuk beson në miqësinë e sinqertë që Shahu i ka ofruar deri më tani. Nga ana tjetër Mustafa shkon në zyrën e zbrazët të Ibrahimit dhe uron Ajaz Pashën për postin e marrë, por nuk harron ti kujtojë se ajo karrige është mbajtur nga një njeri i madh, dhe se qëllimi i vetëm i Ajaz Pashës duhet të jetë shërbimi ndaj dinastisë. Hatixhe e hidhëruar, sheh statujat bosh në kopsht dhe Mahidevran i thotë se është më mirë që i morën, sepse në këtë mënyrë nuk do të lëndohet kur ti shoh, pasi do ti kujtojnë Ibrahimin. Hatixhe i rrëfen Mahidevranit inatin që ka me Sulltanin, duke i thënë se Sulltani nuk duhej të sillej në mënyrë të tillë ndaj Ibrahimit i cili i shërbeu denjësisht perandorisë.
Festa e Bajramit
Hyrrem pyet Symbyl nëse i ka bërë përgatitjet për festën, por Symbyl është i frikësuar nga reagimi i Hatixhesë pasi akoma nuk kanë kaluar 40 ditë që nga vdekja e Ibrahimit. Ndërkohë Hyrrem i përgjigjet se është ajo që komandon në harem dhe do të bëjë çfarë dëshiron. Hatixhe është e vendosur që të hakmerret ndaj Hyrremit për vdekjen e Ibrahimit dhe Mahidevran përgjigjet se kjo do të ndodh shumë shpejt. Shahu pyet se çfarë do të ndodh dhe Mahidevran përgjigjet se Zoti gjithnjë kujdeset që të gjithë të paguajnë mëkatet e tyre. Kur Shahu lë dhomën, Mahidevran e pyet Hatixhenë se, përse ajo nuk kërkoi mbështetjen e Shahusë dhe Hatixhe përgjigjet se është e frikësuar se Shahu do ta parandalojë. Afife ndjehet në siklet, kur mëson nga Sumpul që Hyrrem po përgatit një banket për Bajram.
Betejat e Perandorisë
Lufta vazhdon. Mustafa e informon Sulltanin se Barbarosa po vazhdon përgatitjet për fushatën e tij në Itali. Kur Sulltani i thotë se ata nuk duhet të shikojnë se çfarë po ndodh me mbretëritë kristiane, Mustafa beson se Franca mund të jetë e detyruar nga Papa dhe Çarls që të mos jenë më aleatë. Mehmet i tregon Mustafës se së shpejti ai do të shkojë në sanxhak dhe Mustafa thotë se ai nuk duhet të shkojë ende, sepse duhet të shkojnë për një fushatë më parë dhe kur të kthehen, do të jetë koha e duhur për atë që të largohet, por kjo gjë e zemëron Mehmetin.
Letrat mes Mihrimah dhe Jahjas
Dashuria e fshehtë mes Mihrimah dhe Jahjas vazhdon duke shkëmbyer letrat. Zumrut Aga i jep letrën e radhës Jahjas dhe vë në dukje se në qoftë se Hyrrem mëson në lidhje me këtë, Mihrimah do të jetë në telashe. Jahja i thotë atij që të mos ndërhyjë. Mahidevran i sheh ata nga dritarja dhe pastaj kërkon të lexojë letrën. Ajo i thotë Jahias, se si ai mund të mbrojë Mustafën, kur i bën gjërat prapa krahëve të tij. Ajo vë në dukje se kjo e bën atë të dobët dhe i kërkon që të vendos nëse do të shkojë me ta në Manisa, apo do të qëndrojë këtu. Rustem i bën të ditur Hyrremit, që Lutfi Pasha është më i fuqishëm se Ajaz Pasha dhe gjithashtu ata duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Shahu. Hyrrem thotë se kjo është arsyeja, që ata nuk duhet të kenë konflikt me të. Hyrrem e këshillon Mihriman të jetë e kujdesshme, sepse në qoftë se ajo takon Jahjan, nuk do ta falë por Mihrimah i thotë që të mos shqetësohet për këtë.
Grinden Hatixhe dhe Hyrrem
Gulfem sheh në zyrën e Ibrahimit, Hatixhenë e cila po fle, por Gulfem shqetësohet pasi mendon se asaj i ka rënë të fikët. Mahidevran thekson se ajo nuk do të qetësohet, nëse Hyrrem nuk dënohet dhe informon Hyrrem për festën e përgatitur. Bali Beu takon Matrakçiun dhe Jahjan në pijetore dhe pyet se përse Ibrahim Pasha u mbyt. Shahu është e mërzitur kur mëson se Hyrrem do të bëjë festën. Sapo Hatixhe mëson në lidhje me kremtimin, ajo shkon në pallat e tërbuar. Mehmet është i zemëruar me Mustafën, i cili propozoi për të shkuar me ta në fushatë dhe Mustafa thotë se ai ka qëllime të mira për të se, Mehmet do të shkojë në sanxhak pas fushatës dhe ata gjithmonë do të jenë vëllezër. Hatixhe kërkon që të ndalet kremtimi, për shkak se Veziri i Madh i Perandorisë vdiq dhe kur Hyrrem i kërkon që të bisedojnë, por Hatixhe e inatosur e ofendon. Në këtë moment ndërhyn Sulejmani, i cili dëgjon se çfarë tha Hatixhe, ai i afrohet asaj dhe i kërkon që të kthehet në pallatin e saj, duke e sqaruar se kjo festë është bërë me lejen e tij dhe ko të Hyrremit.
Hyrrem ankohet te Sulejmani
Hyrrem ankohet tek Sulejman se çdo gjë ajo bën konsiderohet e gabuar dhe Sulejman i thotë se edhe ajo duhet ta kuptojë Hatixhen, pasi ajo është e ndjeshme dhe e trishtuar. Por Hyrrem vazhdon duke thënë se të gjithë e konsiderojnë atë përgjegjëse për gjithçka që ndodh përreth tyre. Në këtë moment Sulejman përkëdhel fytyrën e saj duke i thënë se edhe në errësirë, fytyra e saj është si një rreze dielli.
Jahja kërkon ndarjen
I nxituar Jahja takon Mihrimah dhe i thotë vajzës se ky është takimi i fundit i tyre. Vajza tronditet nga këto fjalë diçka dhe shkon në dhomën e saj zemërthyer. Diana informon Hatixhen se ajo po përpiqet që të jetë mike me Symbyl dhe Hatixhe i kërkon asaj që të vrasë Hyrremin, pasi kanë kaluar 40 ditë nga vdekja e Ibrahimit. Hyrrem është e zemëruar me Ajaz Pashën që dështoi për të ngritur në detyrë Rustemin. Ajo i kujton atij se Ibrahimi e fitoi pushtetin më herët dhe se nuk do të pranojë më shumë gabime. Nigar qan mbi varrin e Ibrahimit dhe thotë se ajo duhet të jetë e zemëruar me të, por në fakt vazhdon ta dojë. Ajo habitet kur sheh Shahun, e cila shpjegon se shërbëtor i saj e ndoqi dhe kështu mësuan se ku është varrosur Ibrahim. Ajo thotë se Hyrrem ka biseduar me të dhe se di çdo gjë rreth marrëdhënies së saj me Ibrahimin. Ajo e pyet nëse ajo do të bashkëpunojnë me të në mënyrë që të marrë hak. Shah betohet se do të marrë hak për vdekjen e Ibrahimit. Sulejman me gëzim përshëndet Bali Beun, i cili e lajmëron atë për përpjekjen e venedikasve për ta vrarë.  Mehmet fajëson nënën e tij që ndërhyri që ai të mos shkojë në sanxhak. Sulltan viziton gjykatësin dhe i thotë se po torturohet dhe se nuk fle natën. Gjykatësi thotë se ai do të gjejë qetësinë dhe se ajo që ai ka bërë ishte për të mirën e shtetit.
Tradhtia e Rustem
Hyrrem befasohet kur sheh Dianën në dhomën e saj. Nigiar shkon në harem dhe i kërkon Symbylit që të takohet me Hyrrem. Ajo e informon atë se Rustem takohet me Shahu dhe se po e bën këtë, sepse dëshiron që ta ndihmojë që të marrë vajzën e saj. Shahu takon Rustem, e uron për emërimin dhe i thotë se ajo e di se si ai gërmoi varrin e Ibrahimit. Ajo i kërkon atij të lërë Hyrrem dhe tani e tutje ti shërbejë asaj. Mustafa dhe Mahidevran lënë Manisan. Shahu e pyet Nigarin nëse Hyrrem i beson asaj. Hyrrem takon Rustemin dhe e pyet se si ishte dita e tij dhe Rustem i tregon për emërimin e tij. Ajo e pyet se përse u takua me Shahu. Rustem i fsheh të vërtetën e bisesës, duke i thënë se nuk iu duk shumë e rëndësishme për tia treguar, por Hyrrem kupton se diçka nuk po shkon mirë, dhe i thotë Rustemit që të bëjë kujdes pasi ajo merr vesh

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›