E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Duka largohet nga PS, kandidon për republikanët në Durrës, Dako nuk e donte në Durrës

Edi-Rama-dhe-Agron-DukaAgron Duka, ish-deputet dhe ministër i socialistëve, ka vendosur që të kalojë tek republikanët. Ai do të kandidojë për këtë parti, ku do të jetë i pari i listës në Qarkun e Durrësit. Duka, kryetar i grupit të punës së programit për çështjet rurale, që ka prezantuar në krah të Ramës këtë program në konventën kombëtare, por dhe gjatë takimeve në disa qarqe, kishte marrë fillimisht mbështetjen nga kreu socialist se do të ishte kandidat i kësaj partie në qarkun e Durrësit. Dukës nuk i ka pëlqyer që kreu i PS-së, Edi Rama, e kishte vendosur ta kandidonte atë të pestin në Berat, pavarësisht se gjithë ndikimi i tij është pikërisht në Durrës. Për këtë arsye, Duka ka vendosur që të kandidojë për republikanët. Paradoksalisht Duka kandidon në koalicionin e drejtuar nga Sali Berisha, njeriu që e ka akuzuar më shumë se kushdo atë, duke e etiketuar si Duka i krimit apo Klani i Zemunit. Mësohet se kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka qenë kundër kandidimit të Dukës në Durrës, duke detyruar Ramën ta vinte të pestin në Berat. Por votat e PS që nuk do të mundësonin marrjen e mandatit të pestë i shkojnë kandidatit të LSI-së, kështu që Duka nuk do të mund të zgjidhej deputet. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›