Ja çfarë mund ti bëjë dielli lëkurës suaj
Share
Ky person është 69 vjeç, por gjysma e fytyrës së tij duket më e vjetër për shkak se dielli i ka dëmtuar anën e majtë. Ai ka qenë shofer kamioni për 28 vite, çka do të thotë se është përballur me rrezet e diellit që i vinin nga dritarja në të majtën e tij. Diferenca shokuese mes dy anëve të fytyrës tregon se çfarë mund të bëjë dielli me lëkurën.
Shkencëtarët e një universiteti në Çikago kanë marrë në studim fytyrën e tij. Këto rreze të tepërta mund të shkaktojnë edhe kancer në lëkurë.
