E Diel, 1 Nëntor 2026

Provimet e maturës, 49 mijë maturantë në testin e letërsisë

Maturanatët do t`i nënshtrihen sot provimit të detyruar të maturës shtetërore, Letërisë. Do të jenë 49 mijë maturanët që në orën 09 do të jenë në shkollat e tyre gati për të nisur provimin.

Autoritet e Ministrisë së Arsimit kanë bërë të qartë se maturantët duhet të paraqiten në kohë , një orë para fillimit të provimit, të kenë më vete kartën e identitetit ndërsa rregullorja do të shpjegohet nga përfaqësuesit e AKP.
 

Provimi i parë me detyrimin, pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, për të përfunduar në orën 12:30, ku do të mblidhen dhe do të shpërndahen në katër qendrat e korrigjimit të Tiranës, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës.
 

Sipas specialistëve te Ministrisë së Arsimit maturantet duhet të bëjnë kujdes gjatë plotësimit të tezës. Nës rast se kopjohet, maturanti rrezikon jo vetëm të humbase këtë provim por edhe testet e tjerë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›