E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e SHBA nxjerr njoftim: Nuk ekzistojnë zombie-t

Share

Pas një serie incidentesh të tmerrshme, ku përfshihen kanibalizma, qeveria amerikane është detyruar të nxjerrë një njoftim se nuk ekzistojnë zombie-t. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se nuk ekziston asnjë virus apo ndonjë kusht për të ngjallur të vdekurit.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria amerikane lëshon të tilla paralajmërime. Por kësaj here mësa duket ajo u detyrua pas horrorit në rrugët e Majemit, ku një i ri i hëngri fytyrën një të pastrehi. Të martën një student në Amerikë pranoi se kishte vrarë shokun dhe i kishte ngrënë zemrën dhe trurin.

Në Kanada po ashtu një ish- aktor porno vrau shokun e tij dhe ia dërgoi gjymtyrët kabinetit qeveritar dhe partive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›