Ja cilët janë treguesit bazë të shëndetësisë së rrënuar shqiptare
Nga Klodiana Spahiu
Është i njohur fakti që në sistemet shoqërore diktatoriale ose gjysme demokratike, vlerësimi i jetës ne vend vizatohet nga dy realitete; njeri është realiteti virtual i përshkruar me ngjyra te ndezura, te bukura, plot drite e begati, i parë me syrin e qeverisjes aktuale dhe realiteti tjetër, ai i vërtetë, i ndjerë deri në palcë nga qytetarët e atij vendi, qe është i zymte, i vështirë i mbushur plot varfëri e dhimbje. Edhe ne shqiptarët kemi fatin në këto vite të provojmë këtë çudi, pra të jetojmë në dy realitete. Me shume se kudo kjo diferencë vlerësimi ndeshet në vlerësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës e për pasoje të sistemit tonë shëndetësor. E parë me sytë e qeveritareve të sotëm të shëndetësisë, gjendja e sistemit tone shëndetësor sot përshkruhet gati- gati si një parajsë shëndetësore, me reforma te gjithanshme, të vrullshme, super të suksesshme qe po zhvillohet gjithandej me suksese të jashtëzakonshme në të gjitha sektorët e shëndetësisë, që e kanë shndërruar sistemin tonë shëndetësor lider në rajon e bile te krahasueshëm edhe me vendet e zhvilluara te BE, etj, etj, marrëzira te këtilla. I kapluar nga një gjendje e tille emocionale, Ministri ynë i Shëndetësisë z. P.V., doli pak dite më parë në ekranet e shqiptareve e me tonin e tij kategorik, të prerë e që nuk pranon kundërshtimin më të vogël, deklaroi thagmat e aradhes si; vdekshmëria foshnjore në vitin 2011 sipas statistikave shënon 8.7 vdekje për 1000 lindje të gjalla, duke e radhitur vendin tonë në listën e vendeve të zhvilluara si Austri, Danimarkë, Belgjikë, Norvegji, Angli dhe SHBA. Më tej, Sa i takon kujdesit shëndetësor ndaj gruas, sipas Vasilit vendi ynë renditet ndër tri vendet e para në botë. Dhe e treta e vërteta; Tashmë ne kemi një mbulesë vaksinale në masën 98 për qind të popullatës. Për ti bërë të besueshme këto arritje të sistemit tone shëndetësor, z. Ministër iu referua raporteve të burimeve ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore, UNICEF dhe UNFPA. Dhe qershia mbi tortë, referimi me bindës është ai i prestigjiozes The Guardian, e cila nga ana e saj i referohet revistës mjekësore The Lancet, qe e referon Shqipërinë në 22 vendet e para në botë sa i takon kujdesit ndaj gruas dhe vdekshmërisë amtare (të dhënat i referohen 2008), duke lënë pas vende te tilla si Britania e Madhe. I frymëzuar nga Ministri i tij e ne te gjatësi vale me të, por nga poltroni i Kryeministrit të vendit, zoti B. përsëriti të njëjtin avaz, se Për herë të parë vendi ynë arrin këta tregues themelorë të jetës, duke u renditur në grupin e vendeve të zhvilluara me mortalitet infantil 1 shifror. Por sidoqoftë deklarimi i tij se Shqipëria renditet e treta për sa i përket aksesit në shërbimin shëndetësor, më të lehtë se të gjitha vendet e tjera, le pa mend jo vetëm ekspertet e politikave shëndetësore vendas e të huaj, por mbi të gjitha miliona qytetaret anekënd këtij vendi, ata dhjetëra mijëra të sëmurëve që provojnë mbi kurrizin e tyre këtë parajse shëndetësore të sistemit tone shëndetësor. Janë vete qytetaret shqiptarë ata që sot më shumë se kurrë provojnë mbi lëkurën e tyre këtë dështim, duke marre një shërbim jo cilësor, me mungesa të theksuara edhe ne ato me elementaret si barnat, reagjentët e kushtet higjieno sanitare, e duke e ndjerë thelle në shpirtin e kuletën e tyre zhvatjen me lloj- lloj pagesash e korrupsioni ekstrem. Aksesi i mangët dhe /ose i munguar i popullatës për shërbim shëndetësor të të gjitha niveleve; shëndet publik, kujdes shëndetësor parësor, kujdes spitalor, kujdes dentar, shërbim farmaceutik e me radhe, është një nga problemet me te mëdha e pikat më të dobëta të sistemit aktual shëndetësor. Është mëse evidente qe prej shume vitesh zona te gjeografike sidomos ato veriore dhe verilindore, por jo vetëm, kanë mangësi të theksuara ose i mungon fare shërbimi shëndetësore bazë, qendrat shëndetësore e ambulancat, mjeket, infermieret, laboratorët, spitalet. Ndërsa për shërbime si ai stomatologjik dhe farmaceutik, situata është gati mesjetare; është e zakonshme qe një banor i zonave rurale i duhet te beje edhe 6 12 ore rruge për te blere një pako paracetamol në farmacinë ose për të mjekuar dhembin e sëmurë te dentisti në qytetin më të afërt. Për ti bërë më të besueshme arritjet e sistemit shëndetësor nën qeverisjen e tij, z.Ministër iu referua, e përsëris raporteve të burimeve ndërkombëtare, si Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore, UNICEF dhe UNFPA. Në mbështetje te kësaj pale të trete e cila është e saktë, e ftohte, e paanshme, shkencore, e pagabueshme; këto janë treguesit statistikore, unë do te sjell më poshtë treguesit bazë të sistemit shëndetësor shqiptar, të krahasuar me pikërisht ato vende që i referohet z. Ministër ne deklarimin e tij. Këta tregues janë marrë nga database-i i Organizatës Botërore te Shëndetësisë dhe përfaqësojnë të dhënat më të fundit të saj në bazë edhe të vlerësimit të eksperteve më të zotë të sistemeve shëndetësore.
Përfundime teknike:
a. Shqiptaret sot jetojnë se paku rreth 6 vite me pak se qytetaret e BE;
b. Në Shqipëri, nga 1000 foshnja te lindura gjalle, vdesin brenda vitit të parë të jetës 3 here më shumë se në BE;
c. Shqiptarët kanë sot rreth 2 herë me pak spitale dhe shtretër spitalore, 2.5 here më pak mjekë se qytetaret e BE;
d. Shqiptaret kontaktojnë sot 4 herë më pak se homologët e tyre evropiane me shërbimin shëndetësor parësor. Kjo vjen si rezultat i kushteve të këqija dhe pengesave te tjera subjektive të sistemit tonë shëndetësor.
e. Shqiptaret paguajnë nga xhepat e tyre sot 60% të shpenzimeve për shëndetin e tyre krahasuar me 25% që paguajnë qytetaret e BE.
<





