E Diel, 1 Nëntor 2026

Orteku varros 130 ushtarë në fushëbetejën më të lartë në botë

Share

Një garë me kohën është ajo për të shpëtuar ndonjë nga 130 ushtarët pakistanezë, që janë varrosur nga një ortek në atë që njihet si fushëbeteja më e lartë në botë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në akullnajën Siachen, një rajon i Himalajave, pranë kufirit me Indinë. Një zyrtar i sigurisë tha se dëbora varrosi një batalion të vendosur në distriktin Gayari.

Siachen është pika veriore e rajonit të ndarë të Kashmirit, që pretendohet si nga India ashtu dhe nga Pakistani.

Të dy vendet kanë përqendruar me qindra trupa atje, që durojnë temperaturat e ulëta, erërat e forta dhe sëmundjet që vijnë nga jetesa në atë lartësi.

Forcat që kanë vendosur India e Pakistani së bashku aty arrijnë deri në 20 mijë trupa. Ato qëndrojnë në një lartësi prej 6.700 metra dhe janë përplasur disa herë prej vitit 1984.

Akullnaja njihet si fushëbeteja më e lartë në botë. Por ekspertët thonë se më shumë ushtarë kanë vdekur nga moti i keq sesa nga përplasja me armikun.

Kashmiri me shumicë myslimane është në qendër të luftimeve mes Indisë e Pakistanit dhe është shkaku i dy nga tre luftërat e tyre që prej pavarësisë nga Britania në vitin 1947.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›