Ja cili është Ben Bernake
56-vjeçari Ben Bernake është shefi aktual i Reserves Federale,të Bankës Qendrore të Amerikës, institucion shumë i rëndësishëm ky i sektorit financiar në SHBA. Liderishipi i tij kreativ, ka kontribuar në të bërit të mundur që viti 2009 të ishte një periudhë e një rekuperimi të dobët në sektrorin ekonomik, dhe nuk lejoi që vendi të kalonte fazën katastrofale të një depresioni financiar. Aktualisht ai vazhdon të udhëheqë një institucion gjigand që menaxhon paranë, vendet e punës, kursimet dhe të ardhmen e një kombi-shkruajnë mediat e huaja. Vendimet e marra prej tij, dhe ato që ai do të ndërmarë në të ardhmen gjatë kohës që do të jetë në këtë post, do të përcaktojnë edhe të ardhmen e këtij kombi drejt prosperitetit, drejtimit të politikës dhe marëdhënieve me botën - saktësojnë sërish shtypi ndërkombëtar ndërsa rrëfen për këtë personazh. Bernanke sfidoi në seleksionimin final, gjeneralin ushtarak Stanley McChrystal, presidenten e dhomës së kongresit Nancy Pelosi dhe sportistin Usain Bolt. Një vit më parë në këtë klasifikim vendin e parë e zuri presidenti amerikan Barack Obama, dhe në 2007 u zgjodh Vladimir Putin. Bernanke , një professor ne Princeto, e ka studiuar gjerësisht depresionin e madh të vitit 1930, pasojat dhe shkaqet që çuan në atë periudhë e cila kujtohet ende nga shumë amerikane si nje periudhë e zezë. bernake jo vetëm që rimodeloi politikën monetare të shteteve të bashkuara të amerikës, por gjithashtu ka dhënë një kontribut të madh në përpjekjet e tij për të shpëtuar ekonominë botërore. profesor bernake ndihmoi në tejkalimin e provave të stresit financiar që goditi tregun. megjithatë arsyeja kryesore se pprse Ben Shalom Bernanke u shpall nga time, si njeriu i vitit 2009, ështe që ai është protagonisti më ir ëndësishem në drejtimin e ekonomisë gjithashtu më të rëndësishme në botë.