E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bill Klinton falenderon për ndërtimin e shtatores në Prishtinë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton i ka dërguar një letër falënderuese kryetarit të shoqatës "Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit", Agim Rexhepit, përmes së cilës falënderohet për organizmin e pritjes në Prishtinë dhe ndërtimin e shtatores. Klinton, i cili ishte edhe vetë i pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores, deri më tani disa herë ka dhënë falënderime për popullin dhe institucionet e Kosovës për këtë nder që i është bërë. Kësaj radhe Klinton, përmes një letre, ka falënderuar edhe kryetarin e shoqatës "Miqtë e Amerikës, miqtë e Bill Klintonit" Agim Rexhepin, për organizmin e pritjes në Prishtinë dhe ndërtimin e shtatores. Shtatorja tre metra e lartë, e ish-presidentit amerikan Klinton është e vendosur në lagjen Dardania në Prishtinë. Ajo është e punuar në bronz, është e gjatë tri metra dhe peshon rreth 900 kilogramë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›