Ja deklarata e Rosell për Vilanovën

Ashtu siç ishte pritur, presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell e ka konfirmuar largimin e Vilanovës nga posti i trajnerit. Rosell tha se Vilanova do të vazhdoi të trajtoi sëmundjen e tij dhe se këtë do ta bëjë duke mos qenë trajner i skuadrës.
"Vilanova nuk është në gjendjë të mirë shëndetësore. Shëndeti është me më rëndësi për të dhe për ne të gjithë. Ai do ta trajtoi sëmundjen i qetë, duke mos qenë trajner i skuadrës. Ne kërkojmë që të respektohet privatësia e Vilanovës gjatë trajtimit të sëmundjes. Skuadra do të anuloi nesër udhëtimin në Poloni pas kësaj gjendje. Sa i përket trajnerit të ti, ne do ta zyrtarizojmë atë në fillim të javës së ardhshme" deklaroi Rosell./Indeksonline/