E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja dokumenti me të cilin Fullani akordon rreth 2 milionë euro për dhomën muze

Në vazhdën e shpërdorimeve marramendëse të Guvernatorit Ardian Fullani, është edhe ndërtimi i një dhome muze brenda Bankës, për të cilën Fullani ka aprovuar një fond prej rreth 2 milionë euro. Më saktësisht 1.800.000 Euro.

Vendimi skandaloz u denoncua dje nga gazeta TemA, ndërkohë që më poshtë po paraqesim edhe vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, më 25 korrik të këtij viti.

Ky fond është akorduar pas debateve të shumta dhe me ndërhyrjen e Fullanit. Një shifër e tillë, për një dhomë brenda Bankës, është më shumë se e ekzagjeruar. Ashtu sit ë gjitha shpenzimet e Fullanit në fakt.

Shuma, e cila duket shumë e lartë për një dhomë muze të Bankës, është në vazhdën e skandaleve që Guvernatori Fullani prodhon për të menaxhuar personalisht fondet e bankës.

Ndërkohë, shumë letra të mbërritura në redaksi, bëjnë fjalë për lidhje familjare të Fullanit me bizneset që janë të lidhura me Bankën, siç është kompania që rikonstrukton Bankën, shoqëria e kateringut që çon ushqimin në Bankë, lidhjet me bizneset ku Banka ka marrë hapësira me qera etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›