Nishani: Kufijtë e Kosovës të paprekur

Takimet në Prishtinë, Nishani i nisi në selinë e presidencës kosovare, ku u takua me homologen e saj Atifete Jahjaga.
Dy presidentët dhanë një konferencë për shtyp, ku përveç se nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, theksuan vullnetin për t’i thelluar ato. Nishani tha se Shqipëria është gati për të ofruar eksperiencën e saj për të gjitha proceset integruese për Kosovën, teksa përshëndeti edhe vendimin për fundin e pavarësisë së mbikëqyrur.
Kreu i Shtetit të Shqipërisë, tha se komunikimi dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, janë mundësia e vetme për të dyja shtetet. “Shqipëria ka mbështetur dhe do vijojë të mbështesë angazhimet e Kosovës, të parlamentit e qeverisë në kontaktet dhe bisedimet e komunikimit. Dialogu është mjeti më fikas dhe më evropian i trajtimit sot të të gjitha problemeve që mund të kenë vendet e ndryshme. E shkuara e Kosovës ka qenë e mbushur me vështirësi dhe sakrifica, por e ardhmja e gjithë Ballkanit është që të gjithë duhet të komunikojnë dhe sepse dialogu është mjeti për të fituar frymën e zhvillimit e pajtimit dhe prosperitetit”, tha Nishani. Në të njëjtën linjë ishte edhe presidentja kosovare.
“Dialogu është e vetmja alternativë që duhet të normalizohen marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk ka alternativë tjetër që ka pas ky proces deri tani sa dialogu dhe ky duhet të mbyllet në interes të integrimit evropian. Dialogu realizohet si një proces i vullnetshëm dhe duhet të jetë i qëndrueshëm. Kosova nuk ka dalë humbës në gjithë proceset e bisedimeve, por fitues. Dhe në gjithë marrëveshjet e zhvilluara deri tani kemi qenë fitues”, tha ajo.
Presidenti Nishani mbajti edhe një fjalim në Kuvendin e Kosovës, në seancën e organizuar posaçërisht për nder të Presidentit të Shqipërisë. Duke shprehu emocionin për këtë vizitë, Nishani shprehu mirënjohjen për të gjithë ata burra dhe gra shqiptare me “pushkë e pendë kontribuuan në rilindjen e kombit shqiptar, lindjen e shtetit shqiptar, që sot mbush 100 vjet, mbajtjen gjallë të dëshirës për liri të Kosovës dhe çlirimit të saj”.
Ai tha gjithashtu se me fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, për Kosovën hapet një kapitull i ri, teksa ka shprehur mbështetjen e tij të plotë ndërtimin Kosovës. “Angazhohem solemnisht, para jush dhe popullit të Kosovës, se gjatë mandatit tim presidencial, Kosova do të jetë kryefjala e aktivitetit tim, në përpjekjet për shtimin e njohjeve ndërkombëtare, pjesëmarrjen në nismat dhe forumet rajonale, mbështetjen e saj në rrugën e integrimit euroatlantik”, tha Nishani.
Edhe në këtë fjalim, kreu i Shtetit të Shqipërisë, tha se Tirana zyrtare mbështet bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane, mbështet gjithashtu, vijat e kuqe që ka vënë Qeveria e Kosovës.
“Marrëveshjet e arritura duhet të zbatohet qartë, pa ekuivokë, sa më shpejtë dhe me garanci ndërkombëtare, që do të sigurojnë pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale dhe më gjerë. Më lejoni të rikonfirmoj edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë, se çështja e statusit të Kosovës dhe e kufijve të saj është një çështje e mbyllur. Shqipëria mbështet plotësisht tërësinë territoriale të Kosovës, në kufijtë e saj aktualë të njohur ndërkombëtarisht”, theksoi Presidenti Nishani. Ai tha gjithashtu se Kosova ka mundësinë të shfrytëzojë eksperiencën e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave, të përafrimit ligjor me standardet evropiane, në komunikimin me institucione të BE-së, bashkëpunimin me NATO-n dhe në shumë çështje të tjera.
Gjithashtu, Nishani u prit në një takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për procesin e integrimit evropian të dy vendeve."Suksesi i Kosovës në këto 4 vite e gjysmë të shtetësisë së saj është meritë e përkushtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, i unitetit politik dhe qytetar për të çuar përpara proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës. Pas përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, prioritet kryesor vazhdon të mbetet përshpejtimi i axhendës së integrimit të Kosovës në BE dhe në NATO", theksoi Kryeministri Thaçi në takimin me Presidentin Nishani.
Duke folur për bashkëpunimin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, Thaçi tha se ky bashkëpunim është i shkëlqyer dhe do të thellohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët, duke u fokusuar në bashkëpunimin ekonomik. Nishani zhvilloi edhe një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Presidentin e Shqipërisë, e priti në një takim edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
/S.Lleshi/Start/
2012-08-30 15:41