E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja fanelat e reja të Anglisë

Kombëtarja angleze i ka publikuar fanelat e reja me të cilat pritet të paraqitet në Kampionatin Botëror në Brazil. Albionët janë kritikuar nga adhuruesit e tyre për këto fanela të cilat në komentet e parë nuk janë pëlqyer aspak.

Ka qenë ylli i Arsenalit, Jack Wilshere ai që ka zbuluar i pari fanelën e re duke publikuar një foto në Twitter. Fanelat e reja të Anglisë janë krahasuar me ato të Gjermanisë që kishin para disa viteve.

Këto fanela pritet të vishen për herë të parë me 29 maj në ndeshjen ndaj Irlandës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›