E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger "fiton" trofe, atë të njëjtin

Mediat angleze e kanë quajtur si trofe, suksesin e Arsenalit për të zënë vendin e katërt në Premierligë. Fitorja me Newcastle ka bërë që topçinjtë të sigurojnë kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht se janë bërë 9 vite që Arsenalit i mungojnë trofenjtë, mediat vlerësojnë se tifozët e kësaj skuadre janë pajtuar që trofeu i tyre të jetë vetëm pozita e katërt. Madje në të gjitha këto vite nuk ka ndryshime rrënjësore në skuadër sepse trajneri është ai i njëjti dhe se planet e skuadrës janë të njëjta.

Pas secilit sezon Arsene Wenger premton investime në skuadër, por që në afatet e transfereve trajneri francez përballet me luftën për ti mbajtur yjet e skuadrës, gjë të cilën asnjëherë nuk po e arrinë.

Edhe këtë vit, Wenger ka premtuar se Arsenali do të investoj shumë në blerjen e lojtarëve, ndërsa destinacioni më i mundshëm me siguri që mbetet kampionati francez./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›