E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja futbollistët më të shpejtë të planetit

Shpejtësia është njëra ndër atributet që patjetër duhet t’i ketë një futbollist modern. Ndonëse kanë qenë futbollistët më të shpejtë, David Odonkor dhe Denis Romedahl, asnjëherë nuk e kanë arritur famën botërore. Në anën tjetër, superylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, shpejtësinë e tij e kombinon shumë mirë me dribling, që jep një kombinim perfekt të futbollistit modern.

Edhe pse nuk ekziston një listë zyrtare e saktë të futbollistëve më të shpejt në botë, besohet se ndër lojtarët aktiv i pari është Marvell Wyne. Amerikani i cili luan në MLS për Koloradon, 100 metra i vrapon për 10,39 sekonda, që është pak më shpejt se Teo Ualkot dhe Ronaldo.

Besohet se ish-futbollisti i Ajaxit, Arsenalit dhe Barcelonës, Mark Overmars, ka qenë futbollisti më i shpejtë në botë, pasi që 100 metra i ka kaluar për 10 sekonda.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›