E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me tre plumba berberi ne qender te Elbasanit

Nje atentat ne rrethana misterioze ka ndodhur ne Elbasan dhe per pasoje nje 32 vjecar eshte i plagosur rende.
Nuk dihen shkaqet e nje atentati te ndodhur mbremjen e se enjtes ne Elbasan, por policia shoqeroi 7 persona.
Ledio Zabeli 32 vjeç u qellua me tre plumba pistolete prane shkolles “Luigj Gurakuqi” ne qytet dhe autori u largua me makine nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri ne fillim mori ndihmen mjeksore ne Spitalin Rajonal, por per shkak te gjendjes se renduar, u dergua ne Spitalin Ushtarak.
Ka dyshime per nje konflikt te rastit, por policia nuk ka gjetur deshmitare per kete. Vete i demtuari i tha policise qe nuk i njihte autoret dhe se nuk kishte konflikte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›