E Diel, 1 Nëntor 2026

Analiza e Andelman: Korrupsioni, kryesfida e Shqipërisë pas zgjedhjeve

tirana-nga-lartTiranë- Shqipëria është duke u munduar shumë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por me mbylljen e numërimit të mërkurën, në ato që në perëndim po cilësohen si të parat zgjedhje të pastra pas kaq kohësh në Shqipërinë post-komuniste, një hap i rëndësishëm u hodh në rrugën e gjatë e të lodhshme drejt komunitetit evropian.

Fitorja i takoi koalicionit te majte te udhehequr nga ish-kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama. Me davaritjen e shpejte te frikes per nje perseritje te pergjakshme te se shkuares, tani shtrohet pyetja nese nje pale zgjedhje te pastra, te pakten ne kendveshtrimin ballkanik, mund ta lehtesojne rrugen e Shqiperise drejt anetaresimit te shumedeshiruar ne BE. Ky ishte dhe nje nga premtimet kryesore te partive gjate fushates elektorale. Dhe ky vend nuk ka pak parti, – shkruan David A. Andelman, i ‘World Policy Journal’,- 66 e pakta.

Nese Shqiperia arrin te siguroje vertet aderimin ne bllokun europian, ne kendveshtrimin e tij, ajo ka per te qene ne krye te listes se shteteve me te fragmentuara politikisht ne mbare kontinentin.

Kete diversitet politik, Andelman tenton ta shpjegoje me nje batute: Aty ku ke tre shqiptare, ke pese mendime te ndryshme. Padyshim, ashtu ka lene te kuptohet edhe ambasadori i BE-se ne Shqiperi, Ettore Sequi, ka ende shume pengesa deri ne marrjen e statusit te vendit kandidat. Turqia, kandidate qe ne 1999-n ende nuk ka mundur te hyje ne rrethin e BE-se se ruajtur me aq xhelozi. Megjithate, ne 1 korrik, Kroacia pret te behet anetare me te drejta te plota, e kjo thote ai, mund t’i irritoje shume shqiptaret, ne fund te fundit, ndajne te njejten vije bregdetare me ish-republiken jugosllave qe fitoi pavaresine vetem 7 muaj pasi fqinji ballkanik kishte rrezuar diktaturen komuniste.

Ndoshta ajo qe po e mban Shqiperine jashte Bashkimit Europian eshte trashegimia e gjate e korrupsionit, thote Andelman i cili ka qene ne Shqiperi bashke me te shoqen e permend i cuditur nje episod qe nje te huaj padyshim e befason: nje mercedes me xhama te zeza kalon semaforin teksa eshte ndezur drita e kuqe, ndersa pak me tutje, dy police rrugore rrine e kundrojne. M`u desh te frenoja fort qe te mos perplasesha, rrefen ish-korespondenti i ‘New York Times” dhe “Forbes”, por policet nuk reaguan. Dhe kjo nuk ishte hera e pare. Thjesht qe me episodin e semaforit, ti arrin te prekesh Shqiperine e vertete, shton ai. Sali Berisha tani shkon drejt terheqjes se merituar nga jeta politike. Megjithate shqiptaret presin te shohin sesa do te ndryshojne vertet gjerat ne vend.

Marrë nga Top Channel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›