Shaqiri për Indeksonline, më mbanë Guardiola

Xherdan Shaqiri do të jetë lojtar i Bayern Munchen edhe në edicionin tjetër. Superylli kosovar ka dhënë një deklaratë të shkurtër për Indeksonline ku e konfirmoj të ardhmen e tij te Bayern.
I pyetur nëse e ka kontaktuar Pep Guardiola deri më tani, Shaqiri deklaroj se ai e ka marrë konfirmin për të qëndruar.
"Nuk kam patur kontakt direkt me Guardiolën, por skuadra më ka konfirmuar qëndrimin edhe në edicionin tjetër. Për mua është momenti më i madh në karrierë time, andaj dua që të qëndroj gjatë te Bayerni" deklaroj Shaqiri.
Shaqiri pas ndeshjes u pa në fushë me flamurin e Kosovës të cilin flamur i'a dhuroj pikërisht stafi i Indeksonline që ishte në stadium./Indeksonline/