Ja kush janë favoritët për Avokatin e Popullit
Partia Socialiste publikon te enjten kandidaturën fituese për postin e Avokatit te Popullit. Vizion Plus ka mundur të mësoje nga burime brenda selisë rozë, se pas dëgjesave te një ditë më parë, emrat me favorit janë Igli Totozani e Përparim Kabo, duke mos përjashtuar dhe kandidaturën e ish-deputetit socialist, Besnik Dervishi.
Te njëjtat burime përforcojnë idenë se te favorizuar janë figurat jo politike qe vijnë nga shoqëria civile. Në këtë pikë dhe vete kryetari i partisë Socialiste Edi Rama, duke theksuar rëndësinë e procesit, ngarkoi komisionin përgjegjës, te bëjë një përzgjedhje te kujdesshme. Një do te jete emri fitues për këtë institucion te pavarur, i cili pasi ti propozohet grupit parlamentar socialist, do ti dërgohet kuvendit për te kaluar procedurat parlamentare.