Ja librat e rinj në libraritë e Tiranës

Në këtë javë të nxehtë vere, stendat e librave janë lënë disi mënjanë duke përjetuar edhe distancat e para në botimet e reja, të cilat për fat të keq kanë patur ulje të ndjeshme. Kështu shprehet punonjësja e Librarisë Albania Tatjana Adhami teksa na njeh vetëm me katër libra të rinj.
Vjen bestseller-in ndërkombëtar Sanctus. E fshehta që do të trondisë botën. Flijimi i një njeriu kthehet në kërcënim për një konspiracion të lashtë sa vetë njerëzimi. Por mjafton kurajo e një gruaje që të hidhet në fund dritë mbi të fshehtat e një jete të tmerrshme. A është vallë në gjendje njerëzimi të përballet me të? Cila është kjo e fshehtë? Shumë dilema marrin përgjigje nga autori Simon Toyne.
Mitsi Valoka nga Athina vjen për lexuesin shqiptar me "Dashuritë e mëdha , nuk veshin fustane nusërie" një roman mbi historinë e dy të dashuruarve.
Nga autorë shqiptarë sjell nga Shkodra Isa Alibali. Me titull "Shkodranët për Kosovën". Vështrim në histori, arsim, kulturë dhe art.
Ndërsa autori Xhaferr Martini vjen me "Novela".