Përmet, mbytet në lumin Vjosë një 20-vjeçar Nga Fieri
Një 20-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në qytetin e Përmetit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skutaraq” të këtij qyteti ku 20-vjeçari Selman Hoxha ka shkuar të lahet me shokët në lumin Vjosa por është rrëmbyer nga ujrat e lumit.
Mësohet se Hoxha ishte nga qyteti i Fierit por kishte ardhur për vizitë tek motra në qytetin e Përmetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të të riut. Mësohet se pritet të vijnë edhe polumbarët për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 20-vjeçarit.