Ja mënyrat si ta përmirësohet sjellja e fëmijës pa përdorur dhunë
Mundohuni që çdo sjellje jo të mirë ose tekat e fëmijës, ose atë që doni ta korrigjoni tek ai ta arrini pa përdorur forcë. Le të duket si lojë, e jo si obligim. Për shembull, nëse duhet të shkojë në krevat, përdorni orën dhe thuajini të fshihet nën kuvertë para kalimit të kohës.
Mësojeni në vetëkontrollin. Lejoni që të zgjedh mes obligimeve. Për shembull të zgjedhë cilin libër ta lexojë para se të flejë. Mos u mundoni që të korrigjoni çdo gjë përnjëherë. Zgjidhni një ose dy punë në të cilat duhet të punoni. Jepni fëmijës kohë që të mësojë. Sjellja ndryshon ngadalë. Për shembull, luteni që të luajë qetë, 10 minuta. Jepni lëvdata për të. Pas disa ditëve, rriteni këtë kohë në 15 minuta. Lavdërojeni vetëm nëse e ka realizuar kërkesën. Vazhdoni më tutje. Mund të formoni sistem të shpërblimit, nëse sillet mirë.
Last Updated on E Hene, 07 Qershor 2010 19:30