Financat në vështirësi, Hungaria ul shpenzimet
Ministri hungarez i Ekonomisë, foli disa herë për publikun në ditën e hënë, për të riparuar dëmin që vetë qeveria shkaktoi me tregjet financiare, pas deklaratës së javës së kaluar. Ministri tha se në këtë vit vendi i tij do të ketë deficitin 3.8 për qind. Në një intervistë për televizionin CNBC ai pranoi se në javën e kaluar qeveria ka pasur probleme në komunikimin me publikun, por shtoi se është e qartë se Hungaria nuk është si Greqia. Komente e zyrtarëve hungarezë dhe paralelizmi me Athinën që ata i bënë situatës në vend, të enjten e kaluar, rrëzuan euron në pikën më të ulët 4 vjeçare dhe zhytën në territor negativ të gjithë treguesit në bursat ndërkombëtare. Shumica e analistëve thonë se Hungaria është në pozicion më të mirë se Greqia, pasi borxhi publik është 80 për qind, ndërsa në Greqi 120 për qind dhe aktualisht Hungaria ka surplus tregtar dhe deficit buxhetor 4 për qind, pasi ka realizuar ulje drastike të shpenzimeve.
Cameron: Shkurtimet prekin nivelin jetik
Kryeministri britanik David Cameron nis të hënën një fushatë, për ti përgatitur britanikët për një epokë dhimbjeje në sektorin publik, duke hedhur bazat për vendime që mund të ndikojnë ekonominë, shoqërinë gjithë mënyrën e jetesës së britanikëve. Me vetëm dy javë deri në miratimin e buxhetit, z. Cameron do të premtojë një nivel të paprecedent konsultimesh publike dhe me biznesin, përpara se të nisë shkurtimet që do të prekin cilindo person në Britani. Kancelari i financave George Osborne do të deklarojë të martën se po shikon mundësinë e krijimit të një dhome yjesh të stilit kanadez të ministrave dhe zyrtarëve më të lartë, të cilët do të shkojnë në sitë gjithë anëtarët e kabinetit kur të paraqesin planet e tyre të shpenzimeve. Ndërkaq, ish-shefi ekzekutiv i British Petroleum, Lordi Broëne, është afruar për të drejtuar një skuadër lojtarësh të rëndë korporativë, të cilët do të japin këshilla mbi shkundjen e administratës, edhe pse zyra e kryeministrit u shpreh se caktimi i tij nuk është konfirmuar ende. Çdokush që mendon se rishikimi i shpenzimeve është thjesht për të kursyer para, spo e kupton thelbin, deklaroi një zyrtar i Thesarit britanik. Ky është një shans një herë në një gjeneratë, për të transformuar mënyrën se si punon qeveria, vazhdoi ai.
Nafta bie nën 70 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës ranë për të dytën ditë rresht, këtë të hënë me më tepër se 2,8 për qind poshtë 70 dollarëve, prej shqetësimeve se kriza e borxheve në Evropë do të zgjerohet, si dhe pasi shifrat e ulëta të punësimit në SHBA sinjalizojnë një ngadalësim të rritjes së ekonomisë, kështu edhe të rikuperimit të kërkesës për naftë. Qeveria amerikane deklaroi se ka hapur 411 mijë vende të përkohshme pune për vitin 2010. Ndërsa punësimi në sektorin privat u rrit shumë më poshtë parashikimit, me 41 mijë vende pune për muajin maj. Nafta bruto amerikane për korrikun ra deri 2 dollarë, apo 2,8 për qind, në kuotën 69,41 dollarë për fuçi në tregtinë elektronike në NYMEX. Më vonë ajo shënonte një rënie me 83 centë dhe shitej me 70,68 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës për korrikun ra deri me 1,59 dollarë apo 2,2 për qind në 70,50 dollarë për fuçi në tregtimin e parablerjeve evropiane me qendër në Londër, dhe kuotohej me 71,85 dollarë për fuçi më vonë gjatë ditës, me një rënie prej 24 centësh. Euro ra në kuotën 1,1903 dollarë, pasi më herët kishte prekur fundin prej 1,1877 dollarësh, pika më e ulët kjo që prej marsit 2006, prej shqetësimit se kriza e borxhit në Evropë do të ngadalësojë rritjen ekonomike.