E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Financave: Arkëtuam 106 miliardë lekë nga import-eksportet

Të ardhurat në buxhetin e shtetit shënojnë shifra rekord, rreth 106 miliardë lekë janë arkëtuar në 5 muaj. Zëvendësministri i Financave, Nezir Haldeda ka publikuar dje të ardhurat e realizuara nga importet dhe eksportet në pesë muajt e parë të vitit.

Sipas të njëjtave burime mësohet se importi i makineri-pajisjeve ishin 4.1 miliard lekë dhe 3.7 miliard lekë ose 10.3 për qind më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Ndërsa importet gjithsej në maj 2010 janë 33.3 miliard lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin 32.5 miliard lekë ose 2.5 për qind më pak se gjatë këtij viti. Në total të ardhurat nga importi në tërësi janë rritu me 15.3 për qind më shumë se vitit i shkuar, ose 3% më shumë se programi. Ndërsa në lidhje me eksportet, Ministria e Financave deklaron se eksportet e mallrave shqiptare për 5 mujorin e vitit të vazhdim janë 821 mijë ton mallra të vlerësuar në 30.2 miliard lekë. E njëjta periudhë e vitit të kaluar është 463 mijë ton ose 11.6 miliard lekë. Ku reflektohet një rritje prej mbi 77 për qind në volum dhe 2.6 herë më shumë në lekë. Ndërkohë që eksporti i energjisë elektrike për 5 mujorin e vitit 2010 është 7.6 miliard leke, krahasuar më 1.2 miliard lekë të të njëjtës periudhë të vitit të kaluar ose 6.3 herë më shumë. Sipas të njëjtave burime mësohet se rieksportimet, prodhimet e manifakturës, për 5 mujori 2010 është 106 mijë ton vlerësuar në 35 miliard lekë, e njëjta periudhë e vitit të kaluar kishte volumin 45.9 mijë ton e vlerësuar në 26.5 miliard lekë, ku duket një rritje prej 2.3 herë në volum dhe 1.3 herë në lekë. Ministria e Financave bën të ditur se për 5 mujorin e këtij viti llogaritet 72.8 miliard lekë, kur 5 mujori i vitit të kaluar ishte 39.3 miliard lekë duke demontruar një rritje prej 85 për qind. Shifrat e dhëna më lart janë trasparente. Gjithashtu theksoj se këto shifra vijnë nga institucione të specializuara dhe certifikuara të fushës. Zëvendësministri ka reaguar edhe në lidhje me rritjen e akcizave për një sërë produktesh. Sipas tij prentedimeve për rëndimin e ekonomisë së familjeve shqiptare nga disa ndryshime të bëra së fundi në ligjin Për Akcizat, theksoj se këto pretendime janë të pabaza pasi jo vetëm që nuk prekin jetën e qytetarëve por përkundrazi ndryshimi i ligjit Për Akcizat reflekton disa ulje në disa produketeve që janë pjesë e konsumit familjar. Sipas zëvendësministrit ndryshimet e bëra në kuadrin rregullator fiskal të viteve të qeverisjes së kësaj mazhorance kanë pasur në bazë filozofinë pro-biznes dhe nuk është e tepër ti përsërisim uljen me 2.5 herë të tatimit mbi fitimin, uljen me 2.3 herë të tatimit mbi të ardhurat, uljen 2 herë të taksës e punës, hoqëm 26 taksa nacionale dhe të tjera ndërhyrje ligjore që kanë qenë të nevojshme për të siguruar stabilitet makro ekonomik, rritje të vazhdueshme ekonomike dhe përafrim të legjislacionit tonë me atë të BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›