PDK-ja hesht

(E plotësuar ) Partia Demokratike e Kosovës, partia të cilës i përket Xhabir Zharku që duhej të ishte në burg, sipas vendimit të Gjykatës, nuk është dëgjuar gjatë ditës.
Derisa është raportuar se Zharku është fshehur në ndonjë prej shteteve skandinave, PDK-ja nuk ka reaguar.
---
Policia e Kosovës po e kërkon gjithandej vendit, por ai nuk ndodhet në territorin e Kosovës. Ish- kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka shkelur shtetet skandinave vetëm për t’i ikur prangave dhe burgut që po e pret.
Burimet e Indeksonline kanë deklaruar se Zharku ndodhet në shtetet skandinave tash e disa ditë dhe për këtë tashmë janë informuar edhe autoritetet e rendit në Kosovë.
Derisa Zharku ndodhet jashtë Kosovës, Gjykata Komunale në Kaçanik ka lëshuar sot urdhër-arrest për të.
Zëvendëskomandanti rajonal i policisë në Ferizaj, Basri Shabani, ka thënë se pas marrjes së urdhërarrestit, policia po bën kërkimet në terren për ta arrestuar Zharkun.
Xhabir Zharku nga viti 2007 deri në maj 2012 e ka qeverisur Komunën e Kaçanikut. Ai është dënuar me tre vjet burg për detyrim dhe posedim të paligjshëm të armës. Dënimi me burg prej tre vjetësh atij i është vërtetuar edhe nga Gjykata Supreme./V.K/Indeksonline/