Ja një përgjigje ndaj faturës së kompanisë celulare (VIDEO)
Share
Një klient i pakënaqur shkatërroi një dyqan të kompanisë celulare T- Mobile në Mançester, Britani e Madhe. Pas një zënke në lidhje me kontratën e tij, ai nisi të shkatërronte dyqanin në qendër të qytetit. Videoja e tij është bërë hit në internet, ndërkohë që shumë njerëz thonë se ai ka të drejtë të jetë i zemëruar me kompanitë celulare. Siç duket 42 vjeçari Jason Codner nuk ka dëgjuar kryeministrin tonë kur flet njëherë në dy ditë për çmimet e ulura të telefonisë mobile.