E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtu ishte një trashëgimi kulturore botërore (FOTO)

Share

E mbarë bota është zemëruar. Prej dy- tre ditësh po flitet për këtë çështje. Terroristët në veri të Malit, në Afrikën Perëndimore, kanë shkatërruar të papenguar një pasuri të kulturës botërore. Deri më tani ata kanë shkatërruar së paku shtatë varre të shenjtë në Timbuktu e madje nuk kanë kursyer dhe një xhami.

Të hënën rebelët e grupit Mbrojtja e Islamit nisën të shkatërrojnë në sytë e njerëzve xhaminë Sidi Yahya. Një guidë turistike e rajonit tha se shumë njerëz nisën të qajnë.

Ata shkatërruan edhe një derë që të çonte tek një varr. Shumë njerëz mendonin se hapja e asaj dere të sillte fatkeqësi, por rebelët e shkatërruan si për të treguar se nuk do kishte asnjë pasojë.

Xhamia Sidi Yahya e shekullit XV i përket tre xhamive të mëdha në qytet dhe së bashku me 16 varre mësonjtorësh islamikë është futur në listën e UNESCO-s si trashëgimi kulturore botërore.

Qeveria e Malit i ka quajtur shkatërrimet të tmerrshme si krime lufte. Kurse UNESCO thotë se ky është një krim i rëndë. Ajo pasuri ishte ruajtur prej shekujsh. Mali ka bërë thirrje tek OKB për ndihmë për të luftuar rebelët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›