E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja plani i Barcelonës për Lewandowskin

Barcelona po planifikon zgjatjen e marrëveshjes me Robert Lewandowski-n, por ka një kusht. Sulmuesi polak duhet të ulë pagën e tij të lartë për të lejuar afrimin e sulmuesve të rinj.

Barcelona nuk është e gatshme të heqë dorë nga Robert Lewandowski! Klubi blaugrana po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re kapitenit të Polonisë, për të zgjatur qëndrimin e tij edhe për të paktën një sezon tjetër.

Gjigantët e La Liga-s janë të hapur ndaj idesë për të rinovuar kushtet e tij, por vetëm nëse ai pranon një ulje page.

Sipas ESPN, trajneri Hansi Flick është i kënaqur me sjelljen dhe performancat e sulmuesit dhe klubi po konsideron ta mbajë.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës për një shifër prej rreth 50 milionë eurosh në vitin 2022.

Ai ka shënuar 113 gola dhe ka dhënë 23 asiste në 174 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi polak mbetet një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së parë. Ai është një nga lojtarët më të paguar te Barcelona dhe ata dëshirojnë të ulin pagën e tij për të krijuar hapësira financiare, referuar rregullores së La Liga-s, për nënshkrime të reja këtë verë.

“Blaugranat” duan të afrojnë një sulmues i cili mund të konkurrojë me Ferran Torres. Ata kanë identifikuar Julian Alvarez të Atletico Madrid si një objektiv ideal, por kanë interes edhe për Dusan Vlahovic, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në qershor.

Barcelona po lufton për titullin në La Liga, pasi ata kryesojnë me një pikë më shumë se Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›