Ja pse Kosova është e kërcënuar dhe çfarë e pret në 2024, ambasadori Skënder Durmishi në “Ekspres”

Viti i ri 2024 në emisionin “Ekspres” nisi nën shenjën e Kosovës.
Nga 1 janari banorët e saj po realizojnë një prej dëshirave më të shumëpritura, lëvizjen e lirë pa viza në zonën Shengen.
I ftuar në studion e emisionin “Ekspres” ambasadori i Kosovës në Shqipëri zoti Skënder Durmishi, e nisi me një urim për vitin e ri 2024 për emisionin “Ekspres”, shikuesit e tij dhe të RTSH, si dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe e ndjekin.
Duke komentuar nisjen e lëvizjes së lirë ai tha se ishte “më e gjatë se e gjatë, më shumë se e merituar. Por kjo ndodhi dhe kjo është me rëndësi” tha zoti Durmishi. ” Kjo është histori dhe është një akt që Kosova e ka merituar” shtoi ai.
Ambasadori i Kosovës shprehu shpresën se edhe qytetarët e vendit të tij do të jenë bashkëpunues në këtë proces.
Pyetjes “A i druhet Kosova një eksodi për shkak të kësaj lëvizjeje të lirë, por që mund të sjellë një ikje masive në Europë”, zoti Dyrmishi ju përgjigj se egzistenca e një mërgate të madhe kosovare në Evropë, do të jetë një arsye më shumë që të mos ketë eksod të popullatës. “Brezi i ri e di shume mirë që shkelja e rregullave mund të ketë pasoja” tha ai.
I pyetur nëse ishte befasi sjellja e Serbisë me njohjen e targave RKS, zoti Dyrmishi ju përgjigj: “Nuk e di nëse është e tillë, pasi kemi të bëjmë me një detyrim!”. “Urojmë që në të ardhmen të ketë bashkëpunim” shtoi më tej ai.
Duke folur për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve ambasadori i Kosovës Dyrmishi tha se Serbia nuk i ka zbatuar në praktike, por shprehu optimizmin e matur për nisjen e një ere të re.
Lidhur me komentet e deklaratave të ministrit kosovar Maqedonci se ka rrezik sulmesh nga Serbia, ambasadori tha se këto janë veprime brengosëse. “Këto janë shenja që duhe të tregojmë kujdes” tha zoti Dyrmishi. “Kosova është e kujdesshme, e matur, e vendosur për të mbrojtur, vlerat, kufirin, sovranitetin, integritetin” shtoi ai.
Lidhur me çështjen e asociacionit ambasadori Dyrmishi tha se Prishtina zyrtare ka bërë të qartë se ajo nuk është kundër, por pa tejkaluar linjat që janë të panegocijueshme dhe të papranueshme.
/ rtsh.al /