E Martë, 3 Nëntor 2026

Shaip Kamberi fitoi mandatin e katërt, Begaj: Mbështetje për shqiptarët e Preshevës

Presidenti Bajram Begaj ka uruar deputetit Shaip Kamberi për mandatin e katërt parlamentar në Kuvendin e Serbisë.

Udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, që përfaqëson shqiptarët e Luginës së Preshevës, mori 11.500 vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

“Urime Shaip Kamberi për rizgjedhjen në Parlamentin e ri të Serbisë. 

Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime. Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” shkroi presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk arritën të krijojnë një koalicion të përbashkët.

Të drejtë vote kishin 112 mijë votues nga Kosova, përfshirë shqiptarët e Luginës dhe serbët e Kosovës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›