E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse duhej njollosur Bamir Topi

Pak caste pasi raporti i ODIHR u be publik duke hedhur ne ere gjithe mekanizmin antiligjor te transformimit te rezultatit ne Tirane dhe pasi Grupi Nderkombetar i Krizave e rifuti Shqiperine ne axhenden e vet si vend qe rrezikohej te futej ne spiralen e trazirave per shkak te zgjedhjeve kryeministri Sali Berisha zbuloi lajmin qe shpreson se mund te zhurmoje keto dy gjema. Televizionet e tij te cilat kane dy dite qe spekulojne me votimin e Presidentit te Republikes Bamir Topi zbuluan me ne fund dhe cilesine e votes se tij pro Edi Rames


Lajmi u dha me urgjence ne te gjitha ato televizione ku nuk u dha akoma lajmi i rende i raportit te ODIHR. Lajmi u dha edhe me nje cinizem te pafrenuar per te zbuluar me ne fund te keqen ne kete vend. Por mbi te gjitha lajmi u dha me bindjen e thelle per te shantazhuar Presidentin e Republikes institucionin i cili po faktorizohej keto dite si nje pale e besueshme per faktorin nderkombetar. Sali Berisha nuk mund ta pranonte kete. Nese pas 21 janarit i ra shkurt dhe e shpalli pucist se bashku me Prokuroren e Pergjithshme Shefin e SHISH dhe kater gazetare kete radhe u perpoq te ishte me televiziv me faktet e tij. Shpiku nje ngaterrese te ngjyres gjate votimit te tij dhe me pas ne nje proces teresisht jotransparent dhe te papergjegjshem sajuan dhe voten pro Edi Rames. Nuk ka rendesi per ke ka votuar realisht as nuk ka rendesi sa vota te tjera mund te ishin ngaterruar ne ate kuti. Rendesi ka vetem fakti qe te prodhohej ky lajm dhe Sali Berisha e beri.


Si qytetar dhe gazetar qe e njoh qytetarin dhe politikanin Bamir Topi as qe dua te diskutoj fare cilesine e votes se tij. Duke qene nje pinjoll i se djathtes kryeqytetase ai ne te vertete ka votuar publikisht pro Lulezim Bashen ne keto zgjedhje. Mbeshtetesit e tij ne Tirane nje kategori fanatike e PD-se por qe kane Bamir Topin si perfaqesues te tyre kane votuar dukshem Lulezim Bashen. Bamir Topi si qytetar dhe politikan duket qarte se i ka inkurajuar per kete.


Personalisht jam ndjere keq qe ai nuk orientoi voten e tyre kunder Sali Berishes. Bile dhe nje fraksion i mbetur i se djathtes ne Tirane Dashamir Shehi e mbeshteti hapur ate. Nga ky qendrim politik dhe qytetar i Bamir Topit Lulezim Basha ka marr se paku dhjete mije vota ne Tirane. Kjo eshte ne te vertete taksa qe Bamir Topi duhet ti paguaje konformizmit te tij dhe cipes si politikan i se djathtes ne Tirane.


Spekulimi me voten e tij per Edi Ramen eshte i lig dhe cinik pikesepari per respekt te ketyre dhjete mije votave te cilat Bamir Topi jo vetem nuk i ka ndalur te shkojne drejt Lulezim Bashes por ka bere disa gjeste inkurajuese per to. Kjo me bind se ky gjest vjen drejtperdrejt nga Sali Berisha i cili e ka ne kulturen e tij te mosmirenjohjes dhe ne trashegimin e ligesise se tij gjestin e pabese te fyerjes pas perdorimit politik.
Ai e perdori politikisht Bamir Topin dhe fluksin e tij elektoral ne keto zgjedhje dhe e kafshoi dje kur kish nevoje te fashiste rete e zeza mbi koken e tij. Nese Bamir Topi do te duhej te mbeshteste Edi Ramen bile ti bente pune reale atij kishte mijera vota para votes se tij por nuk e beri. Dhe shihet qe nuk e beri per te zezen e vet.
Sulmi i Sali Berishes ndaj tij eshte nje sinjal se ai nuk ka per tia pranuar faktorit nderkombetar kete njeri si ndermjetes te krizes qe po pllakosur vendin. Sali Berisha ka humbur zgjedhjet dhe dje varrosi perfundimisht dhe standardet e tyre. Ai tani nuk do te humbase veten si pale ne zgjidhjen e kesaj krize. Fakti qe Perendimi po trokiste perdite e me shume ne zyrat e Presidentit Bamir Topi dhe perspektiva e erret qe ju shfaq dje pas raportit te ODIHR dhe Grupit Nderkombetar te Krizave zgjuan instinktet e ujkut te vjeter per te eliminuar ate qe mund te ishte pale e besueshme ne kete vend.
Sali Berishes i duhej doemos ky lajm doemos ky dekonspirim i votes se Presidentit per tu thene te gjitheve por sidomos nderkombetareve se ai eshte pale me Edi Ramen dhe se ai nuk e pranon autoritetin e tij.


I mirekuptoj ata mijera njerez qe ankohen se me kete skandal u shkel privatesia e votes apo u shkelen ligji elektoral dhe nene te tjera te procedures por ato nuk kane vlere. Nuk kane vlere se nuk eshte e vertete. E verteta e vetme e kesaj historie eshte se Sali Berisha dje ka prekur fundin pasi eshte braktisur perfundimisht nga Perendimi dhe duke u zhytur ne pusin e thelle te humbjes se tij kerkon te marre me vete gjithkend qe e mendon si pale mbi palet qe mund te gjykoje ate.


Kjo eshte e gjitha cfare ka ndodhur me voten e qytetarit Bamir Topi dhe me mijera votat e politikanit Bamir Topi. Ato kane shkuar dem se kane shkuar per Sali Berishen dhe kandidatin e tij kukull. Thelle- thelle ndjehem mire qe Presidentit Bamir Topi i ka hapur telashe qytetari dhe politikani Bamir Topi me inercine e tij per te respektuar ende PD dhe Berishen.


Thelle- thelle mendoj se ky sulm i lig i Berishes mund ta na riktheje nje president me aktiv dhe te qarte per padobine e te sjellurit si qytetar dhe politikan me nje lider primitiv dhe te lig. Thelle- thelle me vjen te plas qe Bamir Topi ka cuar mijera vota ne kutine e kollovarit politik te Sali Berishes vetem per shkak te inercise se tij qytetare dhe politike. Shpresoj te kete zene mend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›