E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vota ndan por votimi bashkon

Pavaresisht pritshmerise se elektoratit dhe miqve perendimore vecanerisht atyre anglo-saksone vota e 8 majit nuk arriti te paqtonte politiken ne respektin konvergues ndaj shenjterise se votes. Ne nje kthese te befte nga qendrimi refraktar ndaj transparences 2009 mazhoranca ngulmon per domosdoshmerine e leximit te pakushtezuar te vullnetit te shprehur te votuesit pavaresisht debateve dhe kundershtive rreth kontekstit momentit kur pozohet sinqeritetit politik vijimesise ne kohe ndjeshmerise politike qe reflekton pritshmerive te perendimit ndaj procesit dhe krijimit te precedenteve per te ardhmen.


Transparence pakufi

Ne parim leximi korrekt i votes perben nje sine qua non demokratik dhe merr prioritet ndaj cdo sfondi gri apo ekuivok ligjor qe mund te interpretohet subjektivisht. Kjo ishte dhe moto e perpjekjes titanike dyvjecare te opozites qe ndryshe nga mazhoranca sot nuk e motivonte ne emer te fitores ne tavoline por transparences se nevojshme per persosjen e garantimin e procesit zgjedhor qe sot provokoi peshtjellimin e radhes. Pasioni i sotem i mazhorances ndaj fatit te votes ne antiteze me veprimet direkte dhe indirekte qe pamundesuan transparencen e 2009 me finale djegien e arkivimin e fakteve zgjedhore nuk tingellon i besueshem teksa per shume syresh perceptohet si cinizem politik. Predikuesin mund ta beje mekatari i rrefyer ndaj perpara se mazhoranca me te drejte te insistoje ne numerimin e cdo vote te hedhur me 8 maj duhet te veteclirohet se pari me pendesen publike per precedentin e 2009-s dhe teresine e praktikave jo-etike qe paraprine abuzimi me pushtetin ne funksion te orientimit te votes duke ofruar ne parim vullnetin politik per transparencen e asaj cka ka mbetur tashme prej database te zgjedhjeve 2009 perfshire ketu rregullimin ligjor te carkivimit te materialeve zgjedhore perkatese. Ne funksion te respektit te pakushtezuar ndaj votes ajo duhet me tej te inicioje leximin e votave jetime te 2011-s ne gjithe vendin per te mos diskriminuar vullnetin e asnje zgjedhesi pavaresisht sa afer apo larg Tiranes ndodhet ai. Per me teper kur nuk behet me fjale per rinumerim per efekt transparence por rinumerim per efekt pushteti per te cilen lupa elektorale domosdone zoom maksimal.


Finalja e madhe per te gjithe

Pavaresisht precedenteve te KQZ Kolegjit Zgjedhor apo raporteve te OSBE apriori cdo vote e rregullt duhet numeruar dhe koncepti i vlefshmerise duhet te rishikohet ne Kodin Zgjedhor per te perbere nje rregull loje integral dhe konstant qe nuk le vend per antagonizem. Shperfillja kur kryeson garen dhe referimi kur humbet ate nuk deshmon pergjegjshmeri konsistente demokratike duke lene shijen e spekulimit dhe provokuar tension politik te panevojshem. Vullneti mazhoritar per respekt ndaj verdiktit te procesit zgjedhor behet i interpretueshem nese rikthehemi ne pasditen e final countdown te kutise 485 kur te gjithe mbanin frymen pezull demokratet perfshire. Ishte momenti i se vertetes dhe dakortesia ishte totale - partite elektorati vezhguesit media e partneret perendimore. Nuk mund te ishte ajo pasdite aq e nxehte dhe stresuese pervecse kur ishte finishi i gjithepranuar. Ekzaltimet dhe festimet qe pasuan reflektuan pritshmerine e atij momenti. Ato ishin sinkron me ate perjetim dhe pritshmeri normale per nje rezultat te ngushte ku eventualiteti i gabimit njerezor verifikohet rigorozisht. Nese per mazhorancen ajo pasdite nuk ishte fundi i procesit behej i panevojshem i tepert deri butaforik eksitimi i dukshem dhe perjetimi i etheve te gares mes radheve te saj. Kjo sjellje kontradiktore nuk mund te mos ngreje pikepyetje rreth ndjeshmerise ndaj vullnetit te votuesit dhe paragjykimin per nje dinamike teresisht te kundert nese rezultati do te kishte dale ndryshe.


Pasditja e kutise 485 ishte finalja e madhe jo vetem per elektoratin shqiptar KQZ ne perditesimet e saj partite politike dhe KZAZ qe deri ate moment kishin konverguar ne pavlefshmerine e votave ne kutite alternative median ne percjelljen non-stop te saj por dhe per partneret miqte tane dhe organizatat vezhguese qe u siguruan te ishin deshmitare te kurorezimit te procesit dhe shpalljes se pritshme te rezultatit paraprak. Tabelat progresive te KQZ deri ne kutine 485 ishin deshmi e xhiros se fundit dhe askush nuk deshiron te besoje se ato rezultate te emetuara prej nje institucioni shteteror te ishin spontane te paverifikuara te pabazuara dhe si te tilla pa kurrfare vlefshmerie per strategjite e partive dhe pritshmerite e elektoratit. Duke zhvleresuar solemnitetin e asaj pasdite kemi zhgenjyer jo vetem vetveten por dhe miqte perendimore qe teksa investojne pareshtur ne lancimin e imazhit tone vihen pareshtur ne siklet prej absurdeve tona rutine.


Pertej fatit te metropolit

Perballe humbjes se mjaft bastioneve te saj mazhoranca instinktivisht nuk mund te absorbonte automatikisht humbjen me 10 vota diference ne metropolin shqiptar. Pertej sedres politike dhe shanseve te pushtetit te munguar ne metropol ajo rrezikon te vihej perballe nje trysnie politike per zgjedhje te parakohshme nga ana e opozites te pajisur me karten e fituesit. Perpara faktit te kryer pas sfumimit te arsyetimit se gabimeve njerezore ajo vijoi me merakun e votes jetime per te tentuar ne mos fitoren edhe pas filtrit te Kolegjit Zgjedhor te pakten karten e fituesit moral te Tiranes per te cilen prapaktheu eventual per teknikalitet shpresohet te lexohet si burreshtetasi e mazhorances nderkohe qe sfumohet kauza e opozites per zgjedhje te parakohshme duke e tjetersuar fitoren e saj ne fitore tavoline.


Situata nderlikohet me tej kur KQZ ndryshe nga precedentet ndaj transparences se votes sot shfaq perqasje teper proaktive ndaj hulumtimit te cdo cepi te tubacionit zgjedhor gje qe normalisht duhej te pershendetej nese do te perbente nje vijimesi prej protagonisteve ne fjale. Ligjet nuk jane te persosura dhe gjithnje lene vend per interpretim por njekohesisht ato synojne thjeshtezimin dhe lehtesimin e administrimit te proceseve duke lene hapur hapesirat per ankimim ne sistemin gjyqesor. KQZ nuk ka perse te shnderrohet ne nje KZAZ te mirefillte e te tejskajshme duke pasur parasysh se nese identifikohet si e tille le te hapur ceshtjen se kujt do tia relatoje me tej bilancin e ri pervecse vetvetes dhe si do te certifikohet rezultati final nese anetaret e opozites ne kete mega-KZAZ do te refuzojne te behen pale


Loja me rregullat e lojes

Opozita nuk ka arsye te jete ne parim kunder votes se lire dhe leximit te saj jo thjesht se perben nje precedent boomerang por dhe se ajo eshte kauza morale e saj prej 2009. Duke u shprehur kunder lojes me rregullat e lojes ajo pretendon se nuk mund te nderrohet itinerari i udhetimit zgjedhor teksa mberrihet ne stacionin e fundit te tij. E befasuar nga veprimi i paprecedente i mazhorances testi per te eshte te ruaje qetesine e vetepermbajtjen per te konfirmuar precedentin demokratik te radhes duke denoncuar e sensibilizuar efektivisht per transparencen e procesit elektoral si opinionin e brendshem ashtu dhe ate te jashtem. Pertej fteses ndaj prokurorise per hetime te parregullsive ne proces dhe protagonizmit te dyshimte te syresh opozita ne rast te permbysjes se rezultatit ne tavoline ne disfavor te saj ka karten morale si te mosnjohjes se inskenimit se radhes ashtu dhe domosdoshmerise se zgjedhjeve te pergjithshme dhe atyre te reja per Tiranen nen kujdestarine e nje qeverie te perbashket mirebesimi meqe ky proces zgjedhor e perkeqesoi klimen e mirebesimit.


Ndersa testi per opoziten eshte te reagoje ne te drejten e saj ne respekt te ligjit testi per mazhorancen eshte te sanksionoje precedentin e bashkepunimit e vullnetit te mire. Aq sa i shenjte eshte leximi i votes po aq e rendesishme eshte dhe liria prej intimidimit dhe mundesia per ta ushtruar si duhet ate. Pavlefshmeria e votes mbetet nje koncept relativ sepse nuk mund te mohohet vullneti i zgjedhesit nese perdor nje shenje alternative joekuivoke sikurse fati i votimeve nuk mund te shperfille vullnetin e analfabeteve perballe nje flete votimi teresisht verbale apo sfidat e komuniteteve si ai rom te verbrit apo invalidet. Ne respekt te vullnetit te zgjedhesit ndjeshmerite e mazhorances ndaj votes se lire nuk duhet te reduktohen vetem ne leximin si hallke e fundit e administrimit te saj. Per me teper kur rregullat jane te interpretueshme dhe imponohen arbitrarisht. Pertej sfide per mazhorancen kjo eshte sfida per shoqerine shqiptare per te normalizuar procesin zgjedhor dhe krijuar standarde referuese per te ardhmen ne te mire te te gjitheve dhe respekt ndaj miqve perendimore. Nese vota ndan votimi bashkon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›