E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i ODIHR zbulon hilene e KQZ

Dje misioni vezhgues i OSBE/ODIHR ka leshuar nje raport mbi zhvillimet e periudhes pas-elektorale ne Shqiperi qe perfshin ditet prej 10 majit e gjer me 18 maj. Gjuha e perdorur ne kete raport edhe pse nuk del nga caqet e korrekteses politike eshte cuditerisht teper e qarte sa i perket vleresimit te numerimeve. Ne raportin e OSBE/ODIHR procesi i numerimit dhe i validimit te votave per kryetarin qe jane hedhur ne kuti te tjera konsiderohet si i parregullt dhe pa baze ligjore. Vezhguesit nderkombetare shprehen se ky proces i parregullt eshte kerkuar nga ana e kryeministrit Berisha dhe KQZ ka vendosur ti pergjigjet thirrjes se kryetarit te PD-se pa konsensusin e opozites.
Ne raportin e OSBE/ODIHR gjithashtu qortohet e kritikohet haptazi mungesa e transparences mbi arsyetimin e argumentimin ligjor te vendimeve qe ka marre keto dite KQZ-ja duke filluar qe nga mosrespektimi i afateve kohore per shpalljen e rezultatit te marra nga Qendrat e Numerimit te Tiranes e deri tek marrja e nje vendimi per te konsideruar si te vlefshme fletet e votimit ne nje menyre te paparashikuar prej kodit elektoral.


Ne kreun e trete te raportit aty ku trajtohet me gjeresisht administrimi i procesit zgjedhor gjate datave 10 deri ne 18 maj pra administrimi i procesit te numerimit e i shqyrtimit ne KZAZ si dhe i procesit te certifikimit nga KQZ verejtjet e pakenaqesite e OSBE/ODIHR jane te mprehta e nuk lene vend per keqkuptim.


Si fillim qortohet fakti se KQZ nuk i ka marre masat infrastrukturore sic duhet e nuk ka instruktuar apo trajnuar te gjithe anetaret e ekipeve te numerimit te votave e ky ka qene shkak i ngecjeve e vonimeve te proceseve ne disa raste


Fillimi i numerimit te votave u nis me vonese ne shume vende pjeserisht per shkak te faktit qe disa anetare te grupeve te numerimit ne disa VNV nuk ishin emeruar ose nuk ishin trainuar deri ne momentin qe filloi numerimi. Perpos kesaj vezhguesit e OSBE/ODIHR-it raportuan se procesi i numerimit nderpritej here pas here per shkak te debateve ndermjet anetareve te KZAZ-se anetareve te grupit te numerimit dhe/ose vezhguesve te partive.4 Nuk kishte asnje udhezim ne nivel kombetar lidhur me pushimet duke e lene cdo KZAZ te merrte vete vendimet ne kete drejtim. Ne disa raste qe iu bene te ditura KQZ-se ajo urdheroi vazhdimin e procesit. Megjithate disa KZAZ vazhduan te punonin me ritme te ngadalta vecanerisht ne Tirane.


Me pas OSBE/ODIHR nuk ka lene pa permendur veshtiresite qe kane hasur vezhguesit gjate procesit te numerimit sidomos per sa i perket fleteve te kontestuara ne momentet e numerimit te cilat sot po quhen te vlefshme dhe po rinumerohen nga KQZ


Vezhguesit munden te ishin te pranishem pa asnje pengese ne VNV-te. Gjate numerimit cdo flete votimi regjistrohej me kamera dhe tregohej menjehere ne ekran per te gjithe vezhguesit e pranishem. Megjithate fletet e votimit nuk mund te shiheshin plotesisht per shkak te menyres se vendosjes nen kamere ose sepse nuk liheshin mjaftueshem nen kamere. Per me teper vezhguesit nuk lejoheshin tu afroheshin tavolinave prandaj per ta ishte e veshtire te shikonin nese fletet e votimit vendoseshin ne togun e fleteve te votimit te kandidatit/partise perkatese apo sesi plotesoheshin protokollet me rezultatet e qendres se votimit. Se fundmi vezhguesit nuk munden te shihnin konsiderimin e fleteve te votimit te kontestuara nga anetaret e grupeve te numerimit dhe anetaret e KZAZ-se.

OSBE/ODIHR Numerimi nga KQZ nuk bazohet ne ligj
Mirepo problemet me te renda sa i perket administrimit te numerimit nga KQZ raporti i ve ne dukje ne paragrafin vijues


Kodi Zgjedhor nuk parashikon drejtperdrejt vlefshmerine e fleteve te votimit gjetur ne nje kuti votimi te ndryshme nga ajo qe i korrespondon llojit te zgjedhjes per ate flete. Ai as nuk parashikon ndonje procedure per vleresimin e fleteve te votimit te gjetura ne kuti te tjera. Nuk kishte asnje vendim apo udhezim nga KQZ-ja per kete ceshtje perpara dites se zgjedhjeve dhe as manuali i miratuar i KQZ-se nuk e trajtonte kete ceshtje ndonese ne zgjedhjet e kaluara vendore fletet e votimit te hedhura gabim perbene problem. Anetaret e grupeve te numerimit ishin trainuar per ti konsideruar flete te tilla votimi te pavlefshme dhe fletet e votimit te hedhura gabim ishin konsideruar te pavlefshme ne Tirane deri ne mbylljen e numerimit per kryetar bashkie te Tiranes me 14 maj.


Ne kete paragraf po te konsiderosh faktin qe raporti leshohet nga nje institucion qe praktikon gjuhen diplomatike verejtja eshte teper e ashper. Praktikisht OSBE/ODIHR raporton se ajo qe nisi te beje KQZ duke marre ne konsiderate e duke numeruar fletet e votimit qe u gjeten neper kutite e gabuara nuk ka baze ligjore. Pervec mungeses se bazes ligjore nuk ka patur asnje procedure as parashikim te nje veprimi te tille. Sipas juristeve me te cilet eshte konsultuar Shekulli nese marrim te mireqene ate qe shkruhet ne raport duke kryer nje veprim te paparashikuar as ne ligj as ne direktiva as ne precedente KQZ eshte duke kryer dicka te jashteligjshme duke thyer kodin elektoral pra duke bere krim. E ky eshte nje implikim i rende qe i behet KQZ prej raportit te OSBE/ODIHR. Mirepo edhe pse KQZ ka qene e ndergjegjshme qe veprimi i numerimit dhe i validimit te votave te hedhura ne kutite e gabuara nuk ka qene i ligjshem diktati i maxhorances eshte vendosur permbi ligjin. Keshtu raporti i OSBE/ODIHR vijon me tej
Me 17 maj tri dite pas mbylljes se numerimit per kryetar bashkie te Tiranes ne VNV-ne e fundit te Tiranes kryetari i KQZ-se propozoi nje projekt vendim sipas te cilit fletet e votimit te hedhura ne kutine e gabuar do te konsideroheshin te vlefshme dhe do te numeroheshin prej vete KQZ-se.8 Ky numerim do te ishte vetem per fletet e votimit gjetur ne kutine e gabuar qe ishin kontestuar ne nivel VNV-je. Sipas kryetarit te KQZ-se projekt vendimi ishte propozuar me kerkese te anetareve te 7 KZAZ-ve te Tiranes emeruar nga PD-ja dhe LSI-ja lidhur me 60 kuti votimi.


Anetaret e emeruar nga opozita e kundershtuan propozimin duke deklaruar se KQZ-ja nuk kishte te drejte te numeronte fletet e votimit dhe se mund t hapte ato ne baze te ankimimi te rezultateve zyrtare. Ata propozuan qe KQZ-ja te nxirrte rezultatet ne TPR-te e marra nga VNVte. Seanca e KQZ-se ku do te diskutohej projekt vendimi u nderpre nga deputetet e PS-se dhe seanca u shty perpara se te kalonte ne votim. Me 18 maj pas votimit te nje vendimi ne parim prej 4-3 votash ndonese nuk ishte miratuar asnje vendim perfundimtar KQZ-ja filloi hapjen e 60 kutive te votimit identifikuar ne kerkese dhe numerimin e fleteve te votimit per kryetar bashkie dhe keshilli per Tiranen. Per MVZ-ne e OSBE/ODIHR-it baza ligjore per hapjen e kutive te votimit ishte e paqarte. Anetaret e emeruar te opozites ne KQZ u larguan nga seanca. Fletet e votimit numeruar nga KQZ-ja ne 20 kuti votimi gjate seances se dates 18 maj rezultuan ne 60 flete votimi per kryetar bashkie te Tiranes 46 per Z. Basha dhe 14 per Z. Rama.


Nje gjuhe e tille ka kohe qe nuk perdoret ne raportimet e vezhguesve nderkombetare mbi zgjedhjet shqiptare sidomos per sa i perket procesit te numerimit dhe administrimit. Edhe pse me perpara jane vene re fenomene brutale vjedhje votash ne kuti e te tjera fenomene kesaj radhe vezhguesit e OSBE/ODIHR flasin per aksione institucionale te cilat nuk marrin parasysh dhe veprojne pavaresisht ligjeve.


Fatkeqesisht OSBE/ODIHR e konfirmoi ate qe mediat shoqeria civile dhe opozita kane dite qe po e thone KQZ-ja po vepron nen diktatin e mazhorances duke sjelle standarde te dyfishta e duke diskriminuar opoziten te cilen po e privon prej fitores se saj ne Tirane permes nderrimit te rregullave pa paralajmerim pas perfundimit te gares.
Raporti i plote eshte publikuar dje ne faqen www.osbe.org/odihr



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›