E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja pse grate jane me te forta ne perballimin e semundjeve se sa meshkujt

Tirane 10 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koci - Se fundmi shkenca ka provuar se grate jane me te forta ne luftimin e semundjeve te ndryshme dhe i perballojne ato me me lehtesi se sa meshkujt.

Javen e kaluar shkencetaret sugjeruan se grate jane te programuara gjenetikisht te jene me rezistente ndaj infeksioneve madje edhe semundjeve te tilla si kanceri.

Nje shkrim i botuar ne revisten Ese Bio tregoi se sekreti i ketij perfundimi eshte nje kopje shtese e nje kromozomi X femeror.

Gjithashtu eshte menduar se nje grua ka sasi me te medha te disa molekulave te cilat mund te rregullojne sasine e proteinave te nevojshme per sistemin imun.

Keto molekula mund edhe te ndalojne prodhimin e proteinave te cilat inkurajojne rritjen e semundjes se kancerit.

Ky raport i fundit pason nje numer te shumte studimesh te cilat kane sugjeruar se grate jane seksi me i forte kur behet fjale per perballim te semundjeve.

Ne nje studim shkencetaret nga Universiteti Queen Mary ne Londer zbuluan se sistemi imunitar i nje gruaje mund te mundi nje game te infeksioneve ne kohe me te shpejte dhe ne menyre me efektive se sa nje mashkull.

Kjo mund te shpjegoje edhe faktin se grate edhe pse kane nje tendence te larte te ftohen me shpesh shtate here ne nje vit ne krahasim me meshkujt te cilat ftohen pese here gjate nje viti ato serish e mbajne veten te forte duke vazhduar njesoj perkujdesjen ndaj femijeve ndersa meshkujt kane me shume gjasa per te marre disa dite pushin ne pune.

Nga ana tjeter studimi ka treguar se meshkujt jane me pak te rrezikuar te semuren me infeksione te renda.

Ne menyre paksa te cuditshme studimi tregoi se tre te katertat e grave do te mund te mbijetonin pas nje infeksioni te rende bakterial nderkohe qe vetem nje e treta e meshkujve do te mund tia dilte mbane.

Dr. Ramona Scotland pedagoge ne Universitetin e Londres Queen Mary tha se ishte habitur me te vertete nga rezultatet e nje studimi te sistemeve imune te femrave dhe meshkujve.

Ajo dhe ekipi i saj shqyrtuan numrin e qelizave te bardha nje pjese e rendesishme e sistemit imunitar ne zorre dhe mushkerite e minjve meshkuj dhe femra.

Femrat te cilat ne kemi ekzaminuar kishin dyfish te numrit te qelizave te bardha. Qelizat imune tek femrat gjithashtu u pergjigjen ndryshe. Ata dukeshin se kerkonin nje pergjigje te bute do te thote se femra nuk u ndje shume e semure dhe kreu veprime normale ndersa meshkujt ishin me te ngadalshem ne sherim dhe dukeshin se vuanin me teper ne perballimin e semundjes. Ne i kryem studimet tona tek minjte por parashikojme se te njejtat perfundime konsistojne edhe tek njerezit.

Disa eksperte besojne se dallimi mes sistemit imunitar te meshkujve dhe femrave duhet te jape trajtime te ndryshme ne kurimin e semundjeve per shkak te kushteve te ndryshme ne te cilat ato ndodhen.

Koncepti i mjekesise lidhur me kete eksperiment eshte se gjinia mund te jete nje faktor thelbesor per te marre parasysh hartimin dhe administrimin e trajtimeve te semundjeve.

a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›