E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pse kerkuam urdher-ndalime per drejtuesit e Gardes

TIRAN- Tre dite pasi prokuroria e kryeqytetit ka leshuar urdher-ndalimet per gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes te kryesuar nga Komandanti Ndrea Prendi urdheri nuk po egzekutohet.
Iinstitucioni qendror i akuzes sqaroi dje se implikimi i tyre eshte bere nga deshmite e te plagosurve gardiste te deshmitareve okulare si dhe nga pamjet filmike brenda institucionit te kryeministrise.


Keto prova sipas akuzes kane qene te mjaftueshme per te ngritur dyshime te arsyeshme se gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes jane te dyshuar per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje personi dhe shperdorimit te detyres sipas Kodit Penal Ushtarak.
Qe ne oret e mbremjes te se premtes prokuroria ka kryer nje sere veprimesh hetimore te rendesishme per te zbardhur ngjarjen.


Po ate nate jane kryer nje sere sekuestrimesh me cilesine e provave materiale si urdhra shkresore plani i masave plani operacional ne rast se situata del nga kontrolli. Jane sekuestruar regjistrimet e kamerave te sigurise se vete institucionit te kryeministrise dhe Gardes se Republikes si dhe jane marre dhe administruar ne dosjen hetimore nje sere deshmish te personave te plagosur si nga policia garda apo edhe demonstrues e deshmitar okular qe implikojne ne nje fare menyre drejtuesit te cilet eshte kerkuar te arrestohen-thuhet nga burimet zyrtare prane Prokurorise se Pergjithshme.


Sipas ketyre burimeve pas administrimit ne dosjen hetimore te ketyre materialeve eshte konstatuar se gjashte gardistet e drejtuar nga Komandanti i tyre Prendi jane implikuar ne urdher-dhenien per te qelluar me arme zjarri.


Ende nuk eshte konfirmuar saktesisht se si jane dhene keto urdhra per te qelluar me arme zjarri ne ajer apo drejt turmes por zinxhiri komandues ne kete situate e mban pergjegjesine per 70 armet qe gardistet kane shkrehur-thuhet nga burimet e akuzes.


Sipas tyre pavaresisht se ende nuk eshte provuar se nga cilet arme ka ardhur vdekja e Ziver Veizit Hekuran Dedes dhe Faik Myrtes dhe plagosja e rreth 10 personave te tjere prokuroria mendon se pergjegjesia bie mbi drejtuesit e Gardes qe kane urdheruar te qellohet me arme zjarri.


Sipas te dhenave te siguruara nga Prokuroria e Pergjithshme urdhrat e ndalimit te leshuar nga prokuroria e kryeqytetit nuk jane cilesuar si arreste ne flagrance pasi nuk jane arrestuar apo ne momentin e arrestimit nuk jane duke kryer ndonje veper penale pasi duhet mbajtur nje procesverbal arresti qe mungon.


Nderkaq ne lidhje me pretendimet e ngritura nga kryeministri Sali Berisha se ne urdher-ndalimin e Komandantit te Gardes Ndrea Prendi ka lapsuse dhe gabime ortografike Prokuroria e Pergjithshme e mohon ne menyre kategorike duke i cilesuar keto pretendime si justifikime per mos zbatim te urdhrave.


Urdhra keto qe sipas organit qendror te akuzes jane leshuar qe ne oret e para te mengjesit duke u gdhire dita e shtune. Vetem pas ndalimit te drejtuesve te Gardes prokuroria do i drejtohet Gjykates per vleresimin e mases se sigurise ndaj tyre- thane burimet e prokurorise.


Sipas ketyre urdhrave eshte kerkuar arrestimi i Komandantit te Gardes gjeneral Ndrea Prendi komandantit te njesise nr. 2 kolonel Dashamir Shehi njesia e te cilit ka ne mbrojtjes institucionin e kryeministrise. Komandantin e njesise speciale Alfred Ahmetcenaj nen/kapitenin Altin Kollcinaku dhe gardistet Vladimir Dedaj dhe Fatos Bushati.


Prokuroria e Pergjithshme konfirmoi gjithashtu se nuk eshte i vertete pretendimi qe po kryhen hetime te njeanshme. Hetimet e institucionit te akuzes ne kryeqytet jane shtrire edhe per organizatoret de jure dhe de fakto te pjeses se dhunshme te demonstrates. Sipas ketyre burimeve mesohet se hetimet jane perqendruar tek menyra e organizimit fteses se personave per tiu bashkuar kesaj demonstrate dhe atyre qe kane drejtuar turmen per te qelluar policet me gure dhe sende te forta.


Ne kete momente po keqyren regjistrimet e kryera nga kamerat e sigurise te institucionit te kryeministrise dhe televizioneve kombetare e private te cilet kane filmuar diten e protestes per te identifikuar personat qe nxisin turmen per dhune. Jane sekuestruar gjithashtu te gjitha deklaratat publike te personave qe jane shprehur ne media per demonstraten e 21 janarit dhe te zyrtareve shteteror e atyre opozitar te bera pas demonstrates qe perfundoi me 3 te vrare dhe qindra te plagosur e lenduar-thuhet nga burimet e Prokurorise se Pergjithshme.


Eksperte ligjore juriste dhe prokurore te niveleve te ndryshme e kane cilesuar ngritjen e Komisionit Hetimor te Kuvendit si nje iniciative dhe veprim pa sens ligjor. Sipas tyre nuk mund te kete dy institucione kushtetuese qe hetojne per te njejtin fakt dhe ngjarje. Komisioni Hetimor eshte i paligjshem pasi nuk mund te kete njekohesisht dy hetime paralele per nje ngjarje te njejte.


Pavaresisht kesaj Komisioni qe ne diten e formimit te saj e paragjykoi hetimin e ceshtjes duke nxjerr nje rezolute ku akuzohen drejtuesit e opozites per puc e grusht shteti- thuhet nga juristet. Sipas tyre qe nga momenti i miratimit te kesaj rezolute dihet fundi i ketij hetimi parlamentar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›