E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk realizohet TVSH-ja bie konsumi ne vend

Ulja e te ardhurave nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar cilesohet si tregues dyfish shqetesues nga ekspertet pasi perkunder kontributit ne arken e shtetit ajo paraqet edhe ulje te konsumit nga qytetaret ne vend.


Qeveria kishte parashikuar qe deri ne fund te muajit dhjetor te vitit te shkuar te mblidhet rreth 122 miliarde leke nga TVSH-ja nderkohe qe te dhenat e Ministrise se Financave raportojne per nje realizim ne vleren e 114 miliarde lekeve duke shenuar keshtu nje mosrealizim prej 8 miliarde lekesh.


Tatimi mbi Vleren e Shtuar ne Shqiperi vilet ne nivelin e 20 per qind ne shumicen e produkteve perjashtuar ilacet te cilat qe prej diteve te para te ketij viti kane filluar te paguajne nje tatim prej 10 per qind. TVSH-ja cilesohet treguesi me i drejtperdrejte i nivelit te konsumit te qytetareve dhe ulja e te ardhurave nga ky tatim pasqyron ngadalesim te qarkullimit te mallrave si dhe te shpenzimeve te konsumatoreve.


Treguesi minus 8 miliarde leke paraqet ulje te metejshme te konsumit ne vend madje me ritme edhe me te larta gjate muajit te fundit te vitit 2010. Deri ne fund te muajit nentor te ardhurat nga TVSH paraqiteshin me nje mosrealizim prej 6.7 miliarde lekesh nderkohe qe vetem brenda nje muaji ky tregues eshte rritur edhe me 1.3 miliarde leke te tjera duke arritur ne 8 miliarde.


Treguesit e zyrtare te Ministrise se Financave perligjin apelin e bere nga Guvernatori i Bankes se Shqiperise gjate nje dalje per mediat ne mes te muajit dhjetor pikerisht ne kohen kur te dhenat tregonin se jane ulur te ardhurat nga TVSH-ja ku kerkoi rritje te besimit te konsumatoreve tek ekonomia dhe shtim te shpenzimeve.


Ecuria e shpenzimeve konsumatore kushtezohet kryesisht nga pasiguria per te ardhmen sikurse ilustrohet nga te dhenat e vrojtimit konsumator nderkohe qe fenomeni i rregullimit te bilanceve financiare te familjeve shqiptare eshte me pak i nevojshem se ne vendet e tjera. Edhe pse ne prani te rritjes se te ardhurave sic deshmohet nga ecuria e pages reale e numrit te te punesuarve dhe e remitancave kerkesa konsumatore vijon te jete e dobet - do te shprehej atehere Fullani.


Pushteti vendor delja e zeze e treguesve fiskale


Te ardhurat nga pushteti vendor vazhdojne te jene nje sfide e vertete per arken e shtetit. Ne fund te vitit 2010 keto te ardhura paraqiten me nje realizim prej 76.8 per qind duke shenuar performancen me te keqe te tabelen e treguesve fiskale per kete vit. Qeveria kishte parashikuar te mblidhte nga bashkite dhe komunat ne te gjithe vendin rreth 16.5 miliarde leke deri ne fund te 2010 nderkohe qe eshte arritur te mblidhen rreth 12 miliarde leke me nje mosrealizim prej 4.5 miliarde.


I vetmi tregues pozitiv i taksave te mbledhura nga bashkite dhe komunat eshte taksa mbi pasurine e cila paraqitet brenda parashikimeve te muajit Korrik kur u ndryshua edhe buxheti nderkohe qe taksa mbi biznesin e vogel dhe taksa lokale paraqiten me mosrealizime te konsiderueshme.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›