Ja pse na duhet kaq shumë gazifikimi! (FOTO)
Share
Nëse keni menduar ndonjëherë sa vështirë është që të sigurosh ngrohjen në Shqipëri, çoni ndërmend këta kinezë. Ata rrezikojnë jetën e tyre duke vjedhur gaz natyror, të cilin e marrin nga një fushë aty pranë.
Janë shumë të varfër për të përballuar furnizimin me gaz direkt, ndaj lidhin këto qese gjigande me një makineri duke vjedhur gazin qe rrjedh. Natyrisht kërkon shumë kujdes sepse mund të digjesh nëse afrohesh shumë. Disa nga këto tullumbace gjigande fryhen deri në gjashtë metra gjatësi. Punonjësit e fushës së gazit i paralajmërojnë, por ata nuk duan tia dinë.

