E Diel, 1 Nëntor 2026

Kjo është arsyeja se përse demokracia nuk funksionon?

Share

Ky studim do të bënte të lumtur Hitlerin, Stalinin, por edhe shumë diktatorë të tjerë.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se teoria e demokracisë ka një problem të madh: shumica e publikut nuk ka aftësinë për të zgjedhur kandidatin e duhur për shkak se u mungon inteligjenca.

Sipas teorisë së studiuesve të universitetit Cornell, procesi demokratik nënkupton se në të vërtetë duhet zgjedhur kandidati më i mirë. Por studimi tregon se zgjedhjet demokratike prodhojnë lidership dhe politika mediokre. Shkak për këtë është se njerëzit nuk janë të aftë që të gjykojnë përgatitjen dhe nivelin e një personi tjetër. Për shembull, nëse njerëzit nuk kuptojnë nga taksat, nuk e kuptojnë se për çfarë flasin kandidatët. Shumë njerëz nuk e kanë aftësinë për të kuptuar se sa e mirë është një ide ose një propozim, thonë studiuesit.

Një arsye tjetër e fortë sipas tyre është se njerëzit kanë iluzione kur bie fjala tek aftësia e tyre intelektuale. Edhe ata që kanë një nivel shumë të ulët intelektual, mendojnë se janë mbi mesataren. Testi i realizuar edhe me ndihmën e një procesi zgjedhor të simuluar në kompjuter arriti në përfundimin se në demokraci nuk zgjidhen thuajse kurrë liderët më të mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›