Ja rekordi i ri, sigurisht MESSI

Lionel Messi është bërë futbollisti i parë në Evropë që ka arritur të shënoj 17 herë me radhë gol në kampionat. Lojtari më i mirë në botë u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes me La Corunjën për të shënuar golin e dytë të Barcelonës.
Messi e kaloj rekordin 75 vjeçar të polakut Peterek i cili në edicionin 1937-38 kishte shënuar 16 herë me radhë në ligën polake.
Me këtë gol Messi afron statistikat e tij për ti thyer rekordin vetes për më shumë gola në kampionatin spanjoll që aktualisht ka 40, ndërsa rekordi i tij është me 50 gola brenda një edicioni. /Indeksonline/