E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndodhi kjo në futbollin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin shqiptar. Në ndeshjen e ligës së dytë të futbollit të Shqipërisë mes Gramshit dhe Mamurrasit, vendasit ishin të pakënaqur me gjykimin që bënte gjyqtari.

Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Dritan Bici, nuk është përmbajtur ndaj arbitrit të ndeshjes Gramshi- Mamurrasi dhe ka hyrë me makinën e tij në fushën e futbollit.

Një reagim i tillë k ardhur pasi kryebashkiaku mendonte se arbitri po favorizonte Mamurrasin.

Policia e ka larguar Bicin, ndërsa ai do procedohet për shkatërrim prone.

Ai ka shkatërruar portat edhe pse FSHF ia ka pasë ndaluar hyrjen në fushë për shkak të precedentëve të mëparshëm..Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›