E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferi i Barcelonës, ja sa janë gjasat

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një qendërmbrojtësi për ta transferuar në këtë afat kalimtar. Mediat e lidhura me Barcelonën i kanë parashikuar në bazë të përqindjes gjasat se me kë do të nënshkruaj Barcelona.

David Luiz është favoriti kryesor për të kaluar te skuadra katalonase. 53% janë gjasat që Luiz të braktisë Chelsean për Barcelonën.

Thiago Silva është favoriti i dytë me 28%. Një mbrojtës tjetër që mund të jetë një alternativë e papërmendur deri më tani vlerësohet me 8%.

Inigo Martinez i Real Sociedadit me 7% ndërsa Marquinho e Agger me nga 2%./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›