E Diel, 1 Nëntor 2026

Dortmundi favoriti kryesor për Champions League!

Borusia Dortmund është favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve. Skuadra e njohur gjermane arriti të eliminoj Malagën në sekondat e fundit të ndeshjes duke bërë një rikthim senzacional në rezultat.

Nëse i besojmë statistikave, Dortmund është favoriti kryesor pasi që është skuadra e vetme që nuk ka pësuar asnjë humbje në Ligën e Kampionëve.

Dortmund ka mposhtur këtë edicion skuadra të mëdha si Real Madrid e Manchester City duke treguar se deri më tani nuk njeh kundërshtarë të mëdhenjë në Evropë. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›